RMV, pas 61 orëve, mbaroi ora policore, prej në 16 sërish fillon

61 orë banorët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë guxuar që t’i lëshojnë shtëpitë e tyre për shkak të pasave për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona, njofton Portalb.mk.

Shtabi i krizës këtë masë e ka miratuar me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së virusit korona në Maqedoninë e Veriut.

Derisa zgjatë ora policore mund të lëvizin qytetarët vetëm me leje, ose për të shkuar në spital.

Sipas paralajmërimeve, pritet që nga e enjtja deri të martën të ketë orë policore, për shkak të festës fetare Pashkët. Për këtë vendim duhet që sot ose në ditët në vijim të diskutohet në Qeveri.

Sot gjithashtu do të vazhdojë ora e rregullt policore e cila do të fillojë në 16:00 dhe do të zgjasë deri në ora 05:00 të ditës së nesërme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button