Personeli mjekësor infektohet me virusin korona pasi që në mënyrë jopërkatëse i shfrytëzon pajisjet

Një pjesë e punëtorëve shëndetësor në vend janë infektuar me virusin korona pasi që nuk i kanë respektuar protokollet për veshje dhe zhveshje të pajisjes mbrojtëse, tha epidemiologu Zharko Karaxhovski, njofton Portalb.mk.

Sipas statistikave të Institutit të Shëndetit Publik deri më 10 prill 106 punëtorë shëndetësorë janë infektuar me virusin koorna.

Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske se pse ka numër të madh të të infektuarve te personeli shëndetësor, Karaxhovski tha se gjithkund në botë rreth 5 deri në 10% e mjekëve dhe infermiereve infektohen me virusin korona.

“Ajo ka të bëjë para se gjithash me veshjen dhe zhveshjen jopërkatëse të pajisjes mbrojtëse, por edhe të mosrespektimit të protokolleve gjatë vendosjes së pajisjes mbrojtëse. Pasi që udhëtoj muajin e kaluar nëpër tërë shtetin, personalisht janë bindur se në disa vende nuk respektohen protokollet. Personat që e bartin atë pajisje bëjnë pauzë për cigare dhe pastaj e shfrytëzojnë të njëjtën pajisje gjatë punës me pacientë. Për atë qëllim kemi bërë edukim të punëtorëve shëndetësor, dhe atë mund ta mësojnë edhe online”, tha Karaxhovsi.

Edhe shoqërimi i personelit mjekësor në kohë kur nuk punojnë me pacientë është mënyrë e transmetimit të virusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button