Angellovska: Mbështetja financiare 14.500 denarë për një të punësuar është për ruajtjen e të punësuarve, por edhe të pagave

Ministrja e Financave, Nina Angellovska në konferencën e sotme për media e sqaroi hollësisht masën për mbështetje financiare prej 14.500 denarë për të punësuar, e cila siç tha, për firmat të cilat janë prekur nga kriza korona do të jetë injeksion likuid dhe ndihmë për pagesë të pagave.

“Masën mund ta shfrytëzojnë kompanitë që t’i ruajnë pagat rrjedhëse të të punësuarve të cilët shkojnë në punë, që t’i shlyejnë shpenzimet e tëra ose shumicën prej tyre për pagesë të pagave të të punësuarve të cilët për shkak të krizës nuk janë në punë, si dhe në kombinim me masat për mbështetje të pagesës së pagës minimale dhe të masës për subvencion të kontributeve për pagë më të madhe”, tha Angellovska duke i prezantuar hollësitë se si të aplikohet për masën.

Ajo theksoi se ka kompani të cilat po tentojnë të ballafaqohen me krizën, të cilët punojnë, por kanë 30-40-50 për qind ulje të të ardhurave dhe prej këtu, siç tha, qëllimi me këtë mbështetje është që të mund t’i mbajnë punëtorët edhe krahas vëllimit të ulur të punës dhe të mund t’i ruajnë pagat ose të paktën t’i mbajnë në nivel të mirë me këtë mbështetje, transmeton MIA.

Ministrja theksoi se punëtorët përmes kësaj mase kanë siguri se do ta mbajnë vendin e punës edhe pas përfundimit të krizës.

“Po, ndoshta do të marrë kompensim më të ulët nga i zakonshmi, varësisht në cilin sektor punon, varësisht mundësive të punëdhënësit, por nga ana tjetër shpenzimet i janë zvogëluar, një pjesë e madhe e punëtorëve janë në shtëpi – nuk shkojnë në punë ose shkojnë me orar të shkurtë të punës, një pjesë të cilët kanë kredi nuk do t’i paguajnë gjatë kësaj periudhe, ndërsa kur kriza do të kalojë do të mund të kthehen në vendin e punës dhe të vazhdojnë të fitojnë”, tha Angellovska.

Ministrja tha se masa është e dedikuar për secilën firmë e cila ka ulje të të ardhurave prej të paktën 30 për qind në prill dhe maj sa i përket mesatares mujore nga themelimi i kompanisë – për kompanitë e regjistruara pas marsit të vitit 2019 ose sa i përket masës sezonale në katër muajt e fundit të vitit të kaluar – për firma nga veprimtari specifike sezonale. Më tutje firmat nuk duhet të paguajnë dividendë, bonuse, shpërblime vjetore, shpërblime për sukses afarist për kohëzgjatje të masës dhe mesatares së neto pagave më të larta në 10 për qind të të punësuarve të mos tejkalojë 120.000 denarë për të punësuar.

Angellovska theksoi se masa mund të shfrytëzohet për të gjithë të punësuarit përveç për të punësuarit me pagë mbi 39.900 denarë, për ata për të cilët shfrytëzohet lirimi nga pagesa e kontributeve nga projekti “Maqedonia punëson” dhe nëse punëdhënësi e shfrytëzon masën nga pakoja e parë e masave ekonomike për subvencionimin e 50 për qind të kontributeve, e cila është alternativë e kësaj mase.

Sa i përket mënyrës së aplikimit Angellovska tha se e njëjta është e thjeshtë dhe e lehtë dhe nuk ka nevojë për angazhim të konsultuesve dhe procedurave.

“Së pari, plotësohet kërkesë për përmbushjen e kushteve deri në datën 5 të muajit paraprak përmes sistemit e-tatime. Në afat prej 3 ditëve DAP-i e konfirmon kompletimin e kërkesës. Më tutje, vijon plotësimi i formularit MPIN në fushën 3.23 vendoset shifra 619 (nëse shfrytëzohet vetëm kjo masë) ose shifra 621 (nëse shfrytëzohet në të njëjtën kohë edhe masa e subvencionimit të kontributeve për rritjen e pagave). Deri në datën 13 të muajit punëdhënësi në xhirollogarinë e tij merr pagesën e mbështetjes financiare. Deri në datën 15 duhet të paguhet paga për muajin paraprak”, tha Angellovska.

Angellovska theksoi se punëdhënësi i cili e përdor masën duhet ta mbajë numrin e njëjtë të të punësuarve deri në korrik të vitit 2020, që është lehtësim i kushtit me përjashtim të dekretit prej katër në dy muaj. Në lidhje me mjetet e shfrytëzuara, punëdhënësi i cili e shfrytëzon masën, nëse nuk e realizon fitimin për vitin 2020, nuk i kthen mjetet e mara përmes masës së shtetit. Për punëdhënësit tjerë kthimi është limituar deri në vlerën prej 50 për qind të fitimit para tatimit të rritur për shpenzimet e tatimuara.

Ajo theksoi se për të gjitha informacionet për masën qëndron në dispozicion koll qendra e Qeverisë, si dhe Ministria e Financave dhe DAP-i.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button