Tetovë me rrethinë, sot dy raste të reja me virusin korona

Në 24 orët e fundit në territorin e RMV-së janë evidentuar gjithsej 68 persona me virusin korona, dy prej tyre janë nga rajoni i Tetovës. Kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë rajon arrin në 33, njofton Portalb.mk.

Kurba e të infektuarve në Komunën e Tetovës me rrethinë është e qëndrueshme, dhjetë ditët e fundit numri më i lartë i të infektuarve në ditë në këtë rajon ka qenë 2, ka pasur ditë kur nuk është evidentuar asnjë rast i ri me virusin korona.

Sot dy persona nga ky rajon kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona, kështu numri i të infektuarve ka arritur në 33, kështu njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndërsa numri i përgjithshëm i personave të cilët gjenden në karantinë shtetërore në rajonin e Pollogut është 372 persona, edhe atë 152 në Tetovë kurse 220 në Gostivar, kurse me deklaratë të nënshkruar për vetë-izolim gjenden 28 persona edhe atë 20 në Tetovë kurse 8 në Gostivar. Përveç këtyre, janë të regjistruar edhe 201 persona, në Tetovë 177 kurse në Gostivar 47 me vendim për kontroll dhe mbikëqyrje nga Inspektorati Shtetëror Sanitar.

Në hotelet e Kodrës së Diellit që shërbejnë si kapacitete për karantinë shtetërore, respektivisht në hotelet Arena Teteks, Kodra e e Diellit dhe Slavija janë të vendosur gjithsej 210 persona. Këto kapacitete posedojnë edhe me ekipe kujdestare mjekësore nga Spitali Klinik i Tetovës për të vëzhguar gjendjen e personave të karantinuar.

Ndryshe, 24 orët e fundit janë testuar gjithsej 404 persona nga të cilët 68 kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona, kështu numri i të infektuarve në shtet ka arritur në 828 kurse si pasojë e këtij virusi, 34 persona kanë ndërruar jetë ndërsa 41 janë shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button