Karaxhovski: Pas përfundimit të pandemisë do të hulumtojmë nëse virusi ka qenë prezent më herët

Epidemiologu nga Instituti i Shëndetit Publik, Zharko Karaxhovski gjatë konferencës së sotme për shtyp njoftoi se pasi të përfundon pandemia Covid-19, do të hulumtohet nëse  virusi korona(Covid-19) ka qenë  më herët prezent në vendin tonë. Karaxhovski theksoi se janë ruajtur një numër i madh i mostrave materialeve  prej rasteve me influencë (gripit) në të cilat do të analizohet nëse ka prezent edhe Covid-19.

“Ajo që më së shumti na shqetëson është ajo që..në perspektivë, kur të mbaron i gjith ky aktivitet, në kohë më të mira dhe më të lumtura, kur do të mund të shmangemi nga e gjithë kjo punë, do të bëjmë një hulumtim në të cilin do të shohim me siguri, nëse prej rasteve të shumta që janë shënuar me influencë ose grip, respektivisht në ato materiale a ka edhe virus korona- Covid”, tha  Zharko Karaxhovski.

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 68 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 828 persona ndërsa raste aktive janë 753. Numri i të vdekurve në vend është 34 ndërsa i të shëruarve 41. Gjithsej, deri më tani në vend janë bërë 8.057 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button