Urim i Spasovskit për Pashkët, drejtuar besimtarëve katolikë: Festën ta kalojmë në qetësi në shtëpi dhe të dalim më të fuqishëm dhe më të mirë

Një ndër festat më të ndritshme këtë vit e festojmë në izolim, si forcë shtytëse të secilit prej nesh para sfidave të cilat në nivel botëror i solli pandemia e koronavirusit Kovid-19, thekson kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski në letrën drejtuar peshkopit ë Kishës katolike të Shkupit, monsinjor Kiro Stojanovski, me të cilën, atij, dhe besimtarëve katolikë ua uron festën e madhe krishtere – Pashkët.

Ai në urim thekson se këtë vit “përballemi me armik të panjohur dhe të fuqishëm, i cili i sprovon jetën tonë dhe jetët e të afërmëve tanë”, por shfaq bindje se “nga festa me të cilën e festojmë fitoren ndaj vdekjes, të gjithë do të dalim më të fuqishëm dhe më të mirë”.

“Krishti u ringjall!, Qëndroni në shtëpi!”, shkruan në urim kryeministri Spasovski me rastin e Pashkëve, transmeton MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button