Çulev: Masat rigoroze anti-korona për njerëzit social

Masat ndaj koronavirusit u ndërmorën kryesisht për shkak të mentalitetit të njerëzve që jetojnë në vendin tonë që janë shumë të shoqërueshëm. Kemi kontakte shumë intensive sociale dhe njerëzit e kanë të vështirë të heqin dorë nga mënyra normale e jetës, kështu që masat e Qeverisë janë në atë drejtim, tha në intervistë javore për Radio Evropa e Lirë, ministri i punëve të brendshme Naqe Çulev. Ai gjithashtu foli për mbrojtjen e policisë nga virusi dhe komunikimin me pjesën tjetër të Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Ministër, ju jeni në detyrë rreth 100 ditë, u zgjodhët për të organizuar zgjedhjet, ndërsa tani praktikisht jeni përqendruar në luftën me koronavirusin. A mund të saktësojmë se sa policë janë të angazhuar në këtë, në sigurimin e njerëzve në izolim, në sigurimin e orëve policore, në sigurimin e njerëzve që janë në karantinë? Cila është përqindja e policëve të e angazhuar në përballjen me koronavirusin?

Të gjitha kapacitetet në Ministrinë e punëve të brendshme janë në funksion të përballjes  me koronavirusin. Ky është prioriteti në punën tonë, por e dini që policia është e angazhuar në ato që janë aktivitete të rregullta, e që ka të bëjë me ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe përballjen me të gjitha formave të krimit dhe veprimeve kriminale.

Kjo është pikërisht arsyeja për të cilën po ju pyes se çfarë përqindje e punonjësve e merr përballja me koronavirusin?

Merr pjesë të madhe, por kapacitetet, për shembull, që ishin në policinë kufitare, duke pasur parasysh që kemi bashkëpunim dhe shtab të përbashkët operativ me Armatën e vendit tonë, tani është e përfshirë në sektorin e brendshëm, duke pasur parasysh që shumë nga siguria kufitare tani është marrë përsipër nga Armata. Armata gjithashtu na asiston në sigurimin e objekteve të caktuara që përdoren si karantinë shtetërore, si dhe sigurimin e objekteve me rëndësi jetike, siç është Kuvendi, siç janë depot e caktuara, poligonet për helikopterë, si dhe disa përfaqësi diplomatike-konsullore. Nga ky aspekt, forcat e policisë që më parë ishin të angazhuara në këto detyra, tani përdoren për të kontrolluar kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe për të siguruar garanci edhe në zbatimin e masës së vetë-izolimit dhe izolimit.

Ministër, pse vendosët të zbatoni masën orë policore, e jo për atë që aplikojnë vendet evropiane, pra kontroll dhe ndëshkim të individëve të papërgjegjshëm?

Në nivel të Qeverisë, çdo ditë kemi shtab koordinues në të cilin shqyrtohen gjitha rekomandimet që vijnë nga Komisioni për sëmundje infektive, ka janë të përfshin epidemiologë, infektologë, e këta janë njerëz që janë ekspertë të fushës dhe ata ia propozojnë masat qeverisë. Bazuar në mendimet e tyre prej ekspertëve, kulmi i infeksionit të koronavirusit në Maqedoni do të jetë në periudhën e ardhshme, pra në fund të prillit, Qeveria vendosi të rrisë kufizimin e lëvizjes, kryesisht për të parandaluar ndërveprimin shoqëror midis njerëzve, përkatësisht të mbahet në minimum për të parandaluar përhapjen e infeksionit nga koronavirusi. Personalisht, edhe unë angazhohem për masa sa më rigoroze.

Cilat masa janë më rigoroze se kjo?

Duke i përfshirë këto masa që u ndërmorën tani, ato janë kryesisht për shkak të mentalitetit të njerëzve që jetojnë në vendin tonë e të cilët janë shumë të shoqërueshëm. Ne kemi kontakte shumë të forta sociale dhe njerëzit e kanë të vështirë të heqin dorë nga mënyra normale e jetës, kështu që masat e Qeverisë janë në atë drejtim.

Sindikata e policisë ka akuzuar se policia nuk ka pajisje të mjaftueshme. MPB ka pranuar dy donacione, ju i dhuruat në Spitalin e Kumanovës.

Natyrisht, në fillim kriza na preku të gjithëve, duke përfshirë të gjitha institucionet në vend por edhe vende shumë më të forta se ne, ndërsa ne kishim fonde të kufizuara për mbrojtjen e policisë, por menjëherë ristrukturuam dhe patëm dy donacione të rëndësishme, e kishim donacione edhe RP e Kinës. OSBE dhe partnerë të tjerë të policisë, e në të njëjtën kohë e realizuam me sukses tenderin për prokurimin e mjeteve për mbrojtjen e policisë. Këto janë pajisje mbrojtëse, maska, doreza, vizore dhe syze, dezinfektues dhe skafanderë. Kështu, përveç donacioneve, tani kemi fondet tona nga tenderi i suksesshëm.

Në shumë konferenca për shtyp të qeverisë  nuk u shohim ju, por zëvendësen tuaj Sllavjanka Petrovska. Përse ministër? A nuk ju thërrasin apo ju refuzoni të shkojnë?

Si ministër i punëve të brendshme, unë jam aty me propozim të opozitës, e detyra ime kryesore ishte të organizoja zgjedhje paqësore, të ndershme dhe demokratike, por tani kjo qeveri po vazhdon, ndërsa Ministria e punëve të brendshme ka kompetenca shtesë që duhet t’i kryej. Unë gjithmonë, pavarësisht nga fakti që jam përfaqësues i opozitës, bëj gjithçka që do të vijë si një orientim nga Qeveria do ta kryej me zellin maksimal në interes të qytetarëve.

Por, në emër të MPB-së, kur Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe mban konferencë për shtyp, pranë tij është zëvendësja juaj, jo ju.

Po. megjithatë, duhet të them që propozimet e mia nuk hasin në mbështetje në Qeveri, madje edhe dekretet që i propozoj nuk hasin në vesh të shurdhër të kryeministrit Oliver Spasovski dhe ministrave të tjerë, kështu që unë shpesh propozimet e mia refuzohen dhe sinqerisht nuk jam konsultua. për disa nga propozimet e tyre të caktuara, urdhëresa, për të cilat ata konsultohen me njëri-tjetrin.

E të cilat  janë në domenin e MPB-së?

Jo në domenin e MPB-së, jo, por në atë që do të thotë si Qeveri, sepse ne tani si Qeveri kemi rol legjislativ, por edhe rol ekzekutiv dhe unë mendoj se të gjithë duhet të diskutohen dhe ndahen mes nesh. Unë nuk jam i përfshirë në ato diskutime, madje as në aktivitete të caktuara të Qeverisë, do të them përsëri në ato grupe në rrjetet sociale që ata kanë, e unë nuk jam i përfshirë dhe deri më tani nuk kam qenë asnjëherë i ftuar në ndonjë konferencë për shtyp të organizuar nga Qeveria. Ndonjëherë disa gjëra bëhen me marrëveshje duke na anashkaluar mua vetëm me zëvendës ministren plotësues, por prapë këto janë gjëra që nuk duhet t’i mbivlerësojmë në një situatë kur së bashku duhet të merremi me kërcënimin e koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button