16 fëmijë të infektuar me koronavirus në Shqipëri

Në përditësimin e të dhënave për të prekurit me COVID-19 në Shqipëri, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se janë regjistruar sot 17 raste të reja, ndërsa foli edhe për gjendjen në të cilën janë fëmijët e prekur nga virusi.

Zv.ministrja Rakacolli tha se numri i fëmijëve të prekur nga koronavirusi është 16, por fatmirësisht janë në gjendje të mirë, pasi asnjërit prej tyre nuk i është dashur të shkojë për trajtim në spital, transmeton 21 Media.

“Deri tani ka 16 fëmijë të prekur nga koronavirusi, fatmirësisht asnjëri nga ata nuk ka pasur nevojë asnjëherë për kujdes spitalor dhe janë në gjendje shumë të mirë”.

Zv.ministrja njoftoi gjithashtu se nuk ka asnjë grua shtatzënë të prekur me COVID-19 që të ketë sjellë në jetë fëmijën e saj. “Deri tani nuk ka asnjë grua shtatzënë me COVID-19 që të ketë sjellë në jetë fëmijën e saj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button