RMV, 49 raste të reja me virusin korona, gjithsej 760 persona të infektuar, dy të vdekur

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 49 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, njofton Portalb.mk. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 760 persona ndërsa raste aktive janë 685.

Sipas ministrisë, në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup ka ndërruar jetë një pacient 73 vjeçar nga Prilepi i pranuar në spital më 1 prill si dhe në Kumanovë ka ndërruar jetë një 76 vjeçar në Klinikën për hematologji. Të dy kanë qenë pozitiv në virusin korona.

Me këtë, numri i të vdekurve në vend është 34 ndërsa i të shëruarve 41.

Të infektuarit e ri sipas qyteteve janë:
– Shkup 13
– Kumanovë 14
– Shtip 6
– Prilep 8
– Veles 6
– Gostivar 1
– Koçani 1

Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 760 persona. Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

  • Shkup – 297
  • Kumanovë – 182
  • Dibër – 49
  • Shtip – 27
  • Tetovë – 31
  • Prilep  – 58
  • Strugë – 33
  • Veles – 24
  • Manastir – 8
  • Ohër – 4
  • Kavadar – 3
  • Gostivar – 7
  • Gjevgjeli – 4
  • Strumicë – 2
  • Kriva Pallankë – 3
  • Radovish – 4
  • Krushevë – 3
  • Koçan – 20
  • Probishtip – 1

Gjithsej në vend janë bërë 7.653 testime ndërsa për 24 orët e fundit 586.

Sot ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe nuk do të ketë konferencë për media.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button