Nuk janë gjetur ilaçe që shërojnë nga Kovid-19 brenda 48 ose 72 orësh

Në kuadër të programit për të luftuar dezinformatat dhe lajmet e rreme, të cilat në Ballkan i kalojnë kufijtë shumë shpejt dhe shpejt shfaqen në mediat e ndonjë vendi tjetër madje edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” transmeton rregullisht aktualitet te shërbimet e ngjashme për kontroll të fakteve dhe luftën kundër dezinformatave në rajon, nga Kroacia në veri deri në Greqi në jug.

Të nxitur nga një seri artikujsh për ilaçet ose terapitë që mund të shërojnë nga Kovid-19 brenda 48 ose 72 orë, shërbimi grek për luftë kundër dezinformatave Ellinika Hoaxes ka nisur një hetim të gjerë për të zbuluar faktet dhe pas hulumtimit ka ardhur në përfundim se bëhet fjalë për dezinformata.

Katër portalet greke kanë raportuar se në Australi ishte zbuluar ilaç që mund të shërojë nga Kovid-19 brenda vetëm 48 orësh, por hulumtimi i Ellinika Hoaxes ka vërtetuar se me të vërtetë kishte një ilaç që mund të vriste virusin brenda asaj kohe, por ky ishte vetëm një eksperiment, përkatësisht në kushte laboratorike dhe se nevojiten shumë më tepër hulumtime për të parë nëse mund t’i shërojë njerëzit.

Bëhet fjalë për Ivermectin, një ilaç antiparazitik që mund të blihet pothuajse kudo në botë, studim të kryer nga Instituti për kërkime biomjekësore pran  universitetit Monash dhe Instituti për sëmundje infektive dhe imunitet “Peter Doherty”, që të dy nga Australi, që kanë ardhur në përfundim se ky ilaç mund të vret koronavirusin, por në enët laboratorike.

Mbetet për tu bërë testime dhe të shihet nëse është dhe në cilat doza është i sigurt te njerëzit dhe nëse mund të jetë efektiv në trupin e njeriut, kështu që pretendimi se është gjetur ilaçi është dezinformatë, shkruan Ellinika Hoaxes.

Ky shërbim ka analizuar edhe një pretendim tjetër, të ngjashëm, që e kanë publikuar dy faqe greke të lajmeve – që plazma e gjakut e marrë nga pacientët që e kishin tejkaluar sëmundjen Kovid-19 mund të përdoret për të shëruar pacientë të tjerë brenda vetëm tre ditësh, ose brenda 72 orësh.

Por, është shtrembërim i fakteve të njohura shkencore, thotë Ellinika Hoaxes. Analiza e tyre ka zbuluar se asnjë nga të dy tekstet në portale nuk e ka shënuar studimin ose universitetin ku është vërtetuar një gjë e tillë, prandaj ka kërkuar në bazën e pretendimeve të tilla, të cilën ata e kanë gjet në një artikull në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave të ShBA-së, i botuar më 18 mars të këtij viti. Studimin e kanë realizuar nga Vuhani, Shanghai dhe Pekini dhe kishte për qëllim të shihte nëse plazma e gjakut të pacientëve të cilët e kishin tejkaluar sëmundjen e Kovid-19 mund të ndihmojë gjatë trajtimit.

Por studimi askund nuk pretendon se është një terapi për Kovid-19, siç paraqitet nga portalet greke, thekson Ellinika Hoaxes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button