Filipçe: Një i paraburgosur në Shutkë është infektuar me virusin korona, ka ndërruar jetë nga infarkti
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, informoi se një i paraburgosur në Burgun e Shutkës, ka ndërruar jetë nga infarkti, më pas i është bërë testi për virus korona, njofton Portalb.mk.
Ai tha se kur është pranuar më 8 mars, i paraburgosuri nuk ka pasur simptoma, por më pas, pasi ka ndërruar jetë, ka dalë pozitiv.
“Bëhet fjalë për njeri që ka ndërruar jetë. Unë sa e di ka qenë vetëm në Burgun në Shutkë, s’kam informata se ka qenë tjetër kund”, tha Filipçe.
Ministri tha se në Burg po merren masa për t’u parandaluar shpërndarja e epidemisë, gjegjësisht po bëhen anketa me të gjithë ata që kanë pasur kontakt të afërt me të dhe rezultatet do të publikohen pas analizave.
Në lidhje me atë se a është e mundur që të lëshohen të burgosurit në shtëpi, Filipçe tha se duhet të shihen fillimisht analizat.
Përndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 46 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 663 persona.
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/
- LEXO: RMV, nëse gjatë orës policore qytetarët kanë rast urgjent për në spital, nuk duhet të marrin leje nga policia
- LEXO: Transport i organizuar për punëtorët shëndetësor gjatë kohës së orës policore
- LEXO: RMV, D-r. Danillovski, Nuk ka zgjidhje tjetër, përpos masave radikale
- LEXO: Rexhepi: Të na ndihmojë Qeveria se mos e dhëntë Zoti ta tërheqim vendimin për mbrojtje gjatë epidemisë, atëherë bëhet Bangladesh
- LEXO: Manastir, në mesin e të infektuarve me virusin korona ka edhe një fëmijë
- LEXO: Janë zgjedhur vegla digjitale për ballafaqim me pasojat nga COVID – 19, njëra është për lajme të rrejshme
- LEXO: “Ilaçe të mrekullueshme” dhe teori të reja konspirative në lidhje me e koronavirusin
- LEXO: Është rihapur Qendra për shëndet publik në Gostivar pasi u mbyll nga rreziku i virusit korona
- LEXO: Kompani, ambasada, institucione kanë dhuruar para dhe pajisje për përballje me virusin korona