Filipçe: Një i paraburgosur në Shutkë është infektuar me virusin korona, ka ndërruar jetë nga infarkti

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, informoi se një i paraburgosur në Burgun e Shutkës, ka ndërruar jetë nga infarkti, më pas i është bërë testi për virus korona, njofton Portalb.mk.

Ai tha se kur është pranuar më 8 mars, i paraburgosuri nuk ka pasur simptoma, por më pas, pasi ka ndërruar jetë, ka dalë pozitiv.

“Bëhet fjalë për njeri që ka ndërruar jetë. Unë sa e di ka qenë vetëm në Burgun në Shutkë, s’kam informata se ka qenë tjetër kund”, tha Filipçe.

Ministri tha se në Burg po merren masa për t’u parandaluar shpërndarja e epidemisë, gjegjësisht po bëhen anketa me të gjithë ata që kanë pasur kontakt të afërt me të dhe rezultatet do të publikohen pas analizave.

Në lidhje me atë se a është e mundur që të lëshohen të burgosurit në shtëpi, Filipçe tha se duhet të shihen fillimisht analizat.

Përndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 46 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 663 persona. 

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button