Në 24 orët e kaluara, 97 persona nuk e kanë respektuar orën policore
Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të MPB-së për periudhën lidhur me ndalimin e lëvizjes, është regjistruar se në nivel të tërë vendit, 97 persona nuk e respektuan ndalimin e lëvizjes, përkatësisht u arrestuan 62 persona, njoftojnë nga MPB.
Gjithashtu, sipas të dhënave statistikore, 65 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 82 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.
Nga ana e zyrtarëve policorë gjatë kontrolleve tek personat në izolim dhe vetizolim, u regjistruan dy persona që nuk respektuan këtë masë.