Në Austri më shumë pacientë të shëruar se sa raste të reja të të infektuarve
Në Austri, ditën e katërt me rradhë, ka më shumë persona të shëruar se sa të infektuar të rinj me Kovid-19, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.
Nga e hëna janë paraqitur 583 persona të cilët janë shëruar, ndërsa ka edhe 332 raste të reja.
Gjithsej, për momentin janë infektuar 8.043 persona dhe numri i tyre është zvogëluar për 3,4 për qind në krahasim me ditën paraprake, ndërsa 12.332 persona janë testuar pozitiv nga fillimi i epidemisë në Austri.
Lëvizjet rrjedhëse thonë ekspertët, nuk tregojnë se ekziston rrezik nga mbingarkimi i kapaciteteve të spitaleve.