Shqipëria resgjistroi vetëm 6 raste të reja me korona virus gjatë 24 orëve të fundit
Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan edhe 6 raste të reja me koronavirusin e ri. Kështu bëri të ditur, Silva Bino, nga Instituti i Shëndetit Publik, shkruan REL.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Shqipëri ka arritur në 383 raste.
“Gjatë 24 orëve të fundit 15 qytetarë janë shëruar nga sëmundja, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131”, tha Bino.
Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 22 viktima nga COVID-19.