RMV, benzinat për dy muaj u liruan për 20 denarë për litër (Infografik)

Rënie marramendëse të çmimit të derivateve ka shkaktuar pandemia globale me virusin korona dhe “lufta e naftës” mes Rusisë dhe Arabisë Saudite në disa javët e kaluara. Për pak më shumë se dy muaj, çmimi i benzinave në tregun e Maqedonisë së Veriut në fillim të prillit u lirua për 20 denarë për litër, ndërkaq mazuti sot mund të furnizohet me çmim dyfish më të lirë në krahasim me fundin e janarit të këtij viti, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas vendimit më të ri të Komisionit Rregullatorë të Energjetikës, çmimet e derivateve të naftës përsëri do të lirohen. Prej nesër, 7 prill, çmimi me pakicë i benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER do të lirohet për 0,50 denarë për litër dhe me atë BS-95 do të shitet për 48 denarë për litër, ndërkaq BS-98 për 50 denarë.

Çmimi me pakicë i dizelit do të ulet për 1 denarë për litër, kështu që, prej nesër çmimi do të jetë 45 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) prej nesër do të ketë çmim më të lirë për 1.50 denarë për litër dhe i njëjti do të shitet për 33.50 denarë për litër. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 HC do të ulet për 0,921 denarë për kilogram, gjegjësisht tani do të kushtojë 17,970 denarë për kilogram.

Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës sqarojnë se caktimi i çmimeve të derivateve të naftës në tregun e Maqedonisë së Veriut bazohet në çmimet e derivateve në tregun botëror, ndërkaq rol në formimin e çmimit ka edhe kursi i denarit në lidhje me dollarin për çdo javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button