Përse është Mickovski mbi ligjin?

Mickovski përhape lajme të rreme. Mickovski nuk respekton ligje. Ish-deputete e VMRO-DPMNE-së e manipulon publikun. Këto janë përmbledhjet e titujve me të cilat, brenda vetëm disa ditësh, kreu i partisë më të madhe opozitare vendosi që me disa nga veprime të tij të përpiqej të deligjitimojë qeverinë. Ai me vetëdije publikoi lajm për mungesë të testeve – informacion i cili realisht ndjellë panik te publiku që tashmë edhe ashtu është i hutuar dhe i frikësuar. Pastaj shkon në palestër kur puna e këtyre objekteve është e ndaluar me vendim të Qeverisë, gjithnjë në kontekst të parandalimit të përhapjes së virusit, shkruan NOVA TV, transmeton Portalb.mk.

Anëtarët e kryesisë së lartë të partisë janë duke falsifikuar njoftimet e qeverisë për të parandaluar virusin duke u përpjekur për të manipuluar publikun. ”

“Mediat hungareze”, politika redaktuese e së cilës krijohet në nivel ditor në Pallatin e bardhë po bëhet gjithnjë e më agresive në përpjekjet për të deligjitimuar qeverinë. Kritika ndaj qeverisë është një gjë dhe për sa kohë që është konstruktive është e mirëpritur, por kur shndërrohet në përhapje me vetëdije të panikut dhe frikës, atëherë kemi një problem krejtësisht tjetër që hyn thellë në sferën e interesit publik.

Mickovski qartë po kalon vijën e kuqe. Është e vështirë të imagjinohet se ai vetë nuk është i vetëdijshëm për këtë. Pyetja është pse po e bën këtë në kushte kur Maqedonia, ashtu si pjesa tjetër e botës, po përballet me krizën më të madhe në historinë e fundit që nga Lufta e Dytë Botërore. Mickovski është duke i braktisur me vetëdije të gjitha normat etike, politike dhe civilizuese, në përpjekje për të imponuar agjendën e partisë së tij për zgjidhjen e krizës aktuale. Vendimi i tillë mund të interpretohet si shprehje mungesës së fuqisë, por tani nuk është koha për këto analiza. Përgjegjësia për këtë strategji është e tij dhe ai do t’i përgjigjet para publikut dhe elektoratit, por ajo që nuk mund t’i lihet tij janë pasojat e një sjelljeje të tillë politike anti-civilizuese.

Në këtë rast, institucionet që duhet të përgjigjen përse ligjet dhe rregulloret e qeverisë zbatohen në mënyrë selektive janë gjithashtu përgjegjës? Përse, për shembull, do të ndëshkohej një gazetar ose media në këto rrethana nëse përhap lajme të rreme ndërsa lideri i opozitës mund ta bën këtë pa pengesë? Pse mund të shkojë i njëjti politikan në palestër ndërsa ndalesa për objekte të tilla zgjat? Përse ai duhet ta ketë atë privilegj e të tjerët të privohen nga e njëjta gjë? Përse një zyrtar i partisë së lartë mund të falsifikojë mesazhet e qeverisë, për të parandaluar një epidemi, në mënyrë që të manipulojë publikun? A mund këtë t’ia lejojë vetes ndonjë përdorues tjetër në mediat sociale dhe të kalojë me një replikë ose kritikë nga partia në pushtet? Këto janë pyetje të cilat institucionet duhet t’iu përgjigjen. Jetojmë në një kohë kur interesat e partisë me të vërtetë veprojnë në mënyrë patetike dhe janë përtej interesit publik. Tani kemi nevojë për institucione përgjegjëse që pa përjashtim po i zbatojnë të gjitha masat që janë në interes të parandalimit të kësaj pandemie.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button