Si ndodhi që thirrja për bashkëpunim për Kovid-19 t’i atribuohet Brukselit?

Papritmas, rrjeti i organizatave joqeveritare të grupuara rreth grupit të punës të Konventës Kombëtare të Bashkimit Evropian Kapitulli 35 u bë, as më pak e as më shumë, por vetë Bashkimi Evropian. Fakti që disa prej mediave informuan rrejshëm në lidhje me deklaratën të cilën e ka dërguar ky rrjet i organizatave joqeveritare, kontribuoi që lexuesit e tyre të besojnë që mesazhi kishte mbërrituri nga Brukseli dhe jo nga Beogradi, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Grupi punues i Konventës kombëtare për Bashkimin Evropian për Kapitullin 35 të 30 marsit lëshoi ​​një deklaratë për mediat duke u bërë thirrje autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës që të krijojnë një bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe efektiv në parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Teksti i plotë i deklaratës është në dispozicion këtu.

Megjithatë, në tekstet e mediave të caktuara, kjo thirrje për bashkëpunim ishte prezantuar gabimisht si mesazh që kishte mbërritur drejtpërdrejt nga selia e BE.

Konventa kombëtare e Bashkimit Evropian (KKBE) është rrjet prej mbi 700 organizatash të shoqërisë civile të bashkuara për të marrë pjesë në një dialog strategjik midis përfaqësuesve të organeve shtetërore serbe dhe institucioneve evropiane për të gjitha çështjet që lidhen me pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Grupi punues i KKBE për Kapitullin 35 bashkon organizatat e shoqërisë civile të interesuara për të monitoruar zbatimin e Dialogut me Brukselin dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, siç përcaktohet në Kapitullin 35.

Sputnik
Sputnik

Portali Sputnik, në artikullin e tij me titull “Kur ka një krizë, për BE-në Kosova është serbe” jo vetëm që paraqet të pavërteta por edhe hyn në analizë në stilin e tij të njohur. “Qartë, kur ka krizë, Brukseli harron që Kosova e konsideron veten shtet të pavarur, që është edhe pozicioni i shumicës së vendeve anëtare të BE-së, por e zhvendos atë nën përgjegjësinë serbe”, thuhet në tekst.

Sidoqoftë, asnjë pjesë e deklaratës së dërguar mediave nga Grupi i punës në Kapitullin 35 nuk diskutohen çështje të statusit, por apelon tek autoritetet në Beograd dhe Prishtinë që të bashkëpunojnë për të kapërcyer krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Tabloidi “Informer”, nga ana tjetër, shkon edhe më tej kur transmeton këtë tekst nga “Sputnik”, por me një titull të ndryshuar: “Kur ka krizë, për BE-në, Kosova është serbe! Nuk mbaron hipokrizia e Brukselit, tani ata po na kërkojnë të shpëtojmë Shiptarët (shqiptare) nga korona dhe posa të kalojë stuhia, ata do të na shantazhojnë për të njohur Prishtinën!” Përveç dezinformatat dhe analizave të gabuara të transmetuara nga portali Sputnik, ky tabloid përdor edhe shprehje fyese për shqiptarët e Kosovës, të cilat shpesh mund të gjenden në tekstet e tyre.

Portali “Mondo” i ka dhënë tekstit një ton më të moderuar, pa përdorur fyerje dhe e ka publikuar deklaratën me titull “A do t’i pajtojë koronavirusi Serbinë dhe Kosovën? BE sheh një shans “. Sidoqoftë, nuk ka munguar gënjeshtra se deklarata vjen nga selia e Bashkimit Evropian.

Se thirrja për bashkëpunim, dërguar autoriteteve në Kosovë dhe Serbi, ishte dërguar nga Brukseli, e jo nga Beogradi, më saktë nga Grupi i punues për Kapitullin 35 të Konventës Kombëtare për BE tregon teksti me titull “BE u bëri thirrje Serbisë dhe Kosovës të punojnë së bashku për të luftuar virusin.”

Informatat nga njoftimi në portalin “Bota Bardhë e Zi“, në tekstin me titull “Grupi punues për Kapitullin 35 të NKEU bën thirrje për bashkëpunim në trajtimin e virusit korona“, u transmetua me saktësi dhe duke përdorur citate. Pretendimet e komunikatës u transmetuan në mënyrë profesionale edhe nga disa media tjera në Kosovë e Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button