Vendimet e marra në video-konferencën e UEFA-s: Shtyhet ndeshja RMV-Kosovë

Institucioni më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA më herët gjatë të mërkurës njoftoi se janë shtyrë ndeshjet e përfaqësueseve të parapara të luhen në muajin qershor, transmeton Portalb.mk.

Kështu, ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovën shtyhet deri në afat të pacaktuar.

Në kuadër të këtyre masave, do të shtyhen edhe ndeshjet e muajit prill nga Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës.

Në video-konferencë është thënë se asnjë vendim nuk mund të merret si i prerë duke marrë parasysh situatën e përhapjes së koronavirusit.

Afati i përfundimit të kampionateve nacionale mund të shtyhet, varësisht situatës, por ekziston qëndrimi që ndeshjet të luhen dhe kampionatet të përfundohen.

Garat e UEFA Nations League do të luhen në afatet e parapara (shtator, tetor, nëntor), por këto mund t’i shtohen edhe ndeshjet e mbetura.

Gjithashtu edhe kampionati evropian U-17 që duhet të mbahet në maj 2020 është anuluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button