U përkeqësua gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar të infektuar (FOTO)

Deputeti Adriatik Alimadhi dërgohet drejt Infektivit, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar pasditen e sotme, transmeton OraNews.

Alimadhi u konfirmua pozitiv me koronavirusin së bashku me bashkëshorten.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ai në një njoftim në facebook.

Të dy u vetëkarantinuan në shtëpinë e tyre, ndërkohë Alimadhi tha se analizat i kanë marrë që në mars.

Nga ana tjetër ai ka kritikuar Kryeministrin për mungesën e vëmendjes totale ndaj tij.

“Ne po përballemi vetëm në këtë mënyrë gati prej një jave, unë së bashku me bashkëshorten po e bëjmë me radhë, e pi unë një paracetamol i pari, dhe i bëj shërbimin asaj. Më pas e pi ajo paracetamolin dhe më bën ajo mua shërbim. Këtë e bëjmë në 4-5 orë. Po të ishte për interesim nga ju do të kishim vdekur, prandaj mos na gënjeni dhe mos na mashtroni”.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave dhe kritikave që deputeti Adriatik Alimadhi bëri ndaj shëndetësisë, pasi ky i fundit ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Duke i uruar shërim të shpejtë, Rama i lutet Alimadhit që të ndjekë këshillat e mjekëve dhe të mos mbistresohet për strategjinë e luftës

“I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button