Ish drejtoresha e Dermatologjisë që infektoi 5 punëtorë shëndetësorë me virusin korona, në shënjestër të Prokurorisë

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit njoftoi se aktivisht po vepron në lëndën me ish drejtoreshën e Klinikës së Dermatologjisë, të infektuar me virusin korona, Nina Caca – Biljanovska, e cila pasi që ishte kthyer nga Italia, nuk i kishte respektuar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për të qëndruar në karantinë, por kishte shkuar 5 ditë në punë, madje dhe kishte mbajtur ligjëratë para një grupit të madh të mjekëve, njofton Portalb.mk.

“Për shkak të informimit të drejtë, Prokuroria e Shkupit njofton se më 18 mars nga ana e SPB Shkup është dorëzuar njoftim me shkresë në lidhje me drejtoren e Klinikës së Dermatologjisë Shkup, në lidhje me mbajtjen e fjalimit përpara mbajtjen e ligjëratës përpara një grupi të madh të mjekëve. Ndaj atij njoftimi nuk është dorëzuar dokumentacioni i plotë, por vetëm shkresë e cila ka të bëjë në lidhje me atë se kur mjekja është kthyer në vend nga Italia dhe kur është konstatuar gjendja shëndetësore në Klinikën për Sëmundje Infektive”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se për shkak të moskompletimit të dokumentacionit, ditën e ardhshme, më 29 mars, prokurori publik ka dorëzuar urdhër në SPB Shkup, por edhe deri te Ministria e Shëndetësisë për dorëzimin e të dhënave.

“Prej tyre është kërkuar që të dorëzohen të gjitha shkresat në kuptimin se në cilën ditë drejtoresha ka mbajtur ligjëratë, listën e personave pjesëmarrës në atë seminar, nëse dhe kush janë personat e infektuar me virusin korona dhe të dorëzohet dokumentacion mjekësor për infektimin, si ish drejtores, ashtu edhe të pjesëmarrësve në seminarin ku ajo ka ligjëruar”, thonë nga Prokuroria.

Pas dorëzimit të urdhrit dhe kërkesës, ende nuk është vepruar për të njëjtën. Pas dorëzimit të dokumenteve përkatëse, nëse ka nevojë, Prokuroria do të ndërmarrë masa hetuese tjera, pas së cilës do të ketë edhe vendim prokurorial.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dje informoi se 5 mjekë nga Klinika e Dermatologjisë janë të infektuar me virusin korona.

“Pas 16 ditëve të kaluara në izolim, pa simptoma në teste kanë dalë me rezultate pozitive. Ata janë kolegë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata do të vazhdojnë të jenë në izolim”, theksoi Filipçe, duke shtuar se me to do testohen edhe 30 punëtorë shëndetësorë nga klinika, testimet e të cilëve kanë dalë negativë.

5 të infektuarit kanë pasur kontakt me drejtoreshën e Klinikës së Dermatologjisë, Nina Caca-Biljanovska e cila doli pozitive në virusin korona pasi që kishte udhëtuar në Itali. Ajo më pas u shkarkua nga detyra pasi që, edhe pse kishte udhëtuar jashtë vendit, nuk i kishte respektuar rekomandimet e autoriteteve për të qëndruar në vetë-izolim por për 5 ditë kishte vazhduar të shkojë në punë, madje kishte marrë pjesë dhe në një seminar ku ka pasur një grup të mjekëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button