Çmimi i rrymës do të ulet

UPDATE:

Prej 1 korrikut të këtij viti, qytetarët do të paguajnë rrymë elektrike për 5,24 për qind më të lirë. Vendim të këtillë solli Komisioni rregullator për energjetikë, pasi u kërkua zvogëlim i çmimit të rrymës elektrike, për shkak të zvogëlimit të harxhimit të rrymës elektrike për shkak të dimrit të ngrohtë, reshjeve të shumta që i mbushën akumulimet dhe e rritën prodhimin vendor, që kontribuoi për zvogëlimin e importit të rrymës elektrike.

Vitin e kaluar u shtrenjtua dy herë me një rritje të përgjithshme prej 20 për qind.

___________________________________________________________________________

Për sot është caktuar Mbledhja e Komisionit rregullator ku kompanive energjetike do t’u prezantohet propozimi për zvogëlimin e çmimit të rrymës për rreth 5 përqind. 

Arsyetimi për zvogëlimin e çmimit është zvogëlimi i harxhimit të energjisë elektrike te konsumatorët tariforë prej kësaj periudhe të vitit të kaluar e deri tani, por edhe për shkak të zvogëlimit të çmimit në berzat botërore.

Edhe përkundër kërkesës së tre kompanive energjetike, ELEM, MEPSO dhe EVN, se rryma do të duhej të shtrenjtohej për 30 përqind, që i është dërguar organit rregullator, sipas llogaritjeve të tyre për harxhimet e kompanive gjatë periudhës së kaluar njëvjeçare, Komisioni refuzoi një pjesë të madhe të tyre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button