Ministri Ademi sot propozoi edhe një masë shtesë për mësimin në distancë

Arbër Ademi, Ministri për arsim dhe shëndetësi sot në konferencë për media doli edhe me një propozim të tillë ku arsimtarët do të mund të publikojnë materiale në një platformë të re online, transmeton Portalb.mk.

Platforma e propozuar nga ministri Ademi është www.eduino.gov.mk.

“Platforma do të ofrojë video-leksione përkatësisht përpunim të njësive të metodës për të gjitha klasat dhe të gjitha lëndët obligative. Ato do të zgjasin nga 15 minuta dhe do të shoqërohen me  prezantim, tregim dhe sqarim  nga mësimdhënësit që do të paraqitet për atë qëllim. Tashmë janë njoftuar të gjitha shkollat fillore dhe të mesme për platformën  e mësimit  nga distanca dhe deri tani  janë paraqitur rreth 600 mësimdhënës, ndërsa interesimi  i tyre rritet çdo ditë”, deklaroi Ademi.

Që në ballinë të kësaj platforme theksohet se Platforma është për fëmijët e moshës nga 3 deri 10 vjeçare, që nënkupton për fëmijët parashkollorë dhe nxënësit deri në klasën e V-të.

“Mirëpo, duke pasur parasysh gjendjen momentale, vendosëm që platformën për momentin ta përshtatim për nevojat e sistemit arsimor dhe të krijojmë E-klasë për ndjekjen e video ligjëratave për nxënësit nga klasa e parë e deri në klasën e nëntë“, thuhet në hyrje të platformës Eduino.

Tashmë, mësimdhënësit për mësimin në distancë janë të angazhuar të ndjekin përveç platformës Eduino, edhe realizimin e emisioneve në transmetuesin publik RTM1 dhe RTM2, si edhe mësimin në distancë me nxënësit që ju ligjëron, duke përfshirë trajnime, testime dhe forma tjera të kontrollimit të njohurive.

Në lidhje me mungesën e mundshme të teknologjisë tek nxënësit dhe mësimdhënësit, ministri Ademi theksoi se është i gatshëm t’i ndihmon.

LEXO: ZYRTARE: Qeveria e RMV-së e miratoi mësimin në distancë
LEXO: Në Shqipëri filloi mësimi online, në Maqedoninë e Veriut pritet të hënën (VIDEO)
LEXO: Si do të zhvillohet mësimi në shkolla pas ndërprerjes prej dy javëve, sipas ligjit për arsimin fillor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button