Në Shqipëri filloi mësimi online, në Maqedoninë e Veriut pritet të hënën (VIDEO)
Me njësitë mësimore nga fizika, si “Ruajtja e energjisë”, “Përthyerja e dritës” dhe shumë njësi tjera, në kuadër të nismës së Ministrisë së Arsimit në Shqipëri u zhvillua shkolla online e cila transmetohet në Radio televizionin e Shqipërisë (RTSH), transmeton Portalb.mk.
Këtë nismë e kishte paralajmëruar Ministrja e arsimit në Shqipërisë, Besa Shahini.
Mësimi online përveç në faqen akademia.al, u transmetua edhe në faqen e Kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj.
Arbër Ademi, Ministri për arsim dhe shkënvë ka paralajmëruar që fëmijët do të kenë mundësi përmes Radio televizioni të Maqedonisë (RTM) të ndjekin mësime online, duke e marrë parasysh se shkollat do të jenë të mbyllura së paku deri më 24 mars.
“Filloristët dhe fëmijët e moshës parashkollore nga e hëna do të mund të ndjekin emisione edukativë në tre kanalet e Radio televizionit të Maqedonisë”, deklarojnë nga Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH).
Nga MASH-i sqarojnë se mësimdhënësit nga shkollat fillore do të realizojnë orë të shkurta mësimorë në gjithë gjuhët që organizohet mësimi në vendin tonë.
“Ky mësim joformal përmes të ashtuquajturës TV-Shkolla, do të realizohet deri në rihapjen e shkollave dhe kopshteve dhe vazhdimin formal të procesit edukativo-arsimor. Apelojmë deri të arsimtarët të shprehin interes dhe vullnet që të kyçen në realizimin e kësaj iniciative”, deklarojnë nga MASH-i.