RMV, Qeveria miratoi një sërë vendimesh për përballje me virusin korona

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme ka miratuar një sërë vendimesh për përballje me virusin korona.

Është sjell Dekret për vendosjen e personave në karantinë në hotele

Qeveria në seancën e djeshme e solli Dekretin me të cilin me ligj mundësohet që personat të vendosen në izolim të rreptë (karantinë) edhe në objektet hotelierike (hotele, motele).

Për objektet e konfirmuara në këtë dekret me fuqi ligjore konfirmohen regjimet për sigurim, hapësirat e veçanta për personat të cilët tregojnë simptoma të virusit, kritere të të ushqyerit, dërgesë të pakove për nevojat e personave të cilëve u është përcaktuar masa e izolimit të rreptë (karantinë), masat për dezinfektim, puna e personelit ose vullnetarëve, grumbullim të mbeturinave dhe punëve tjera të nevojshme teknike.

Transporti i personave të cilëve u është përcaktuar izolimi i rreptë (karantinë) nga vendkalimet kufitare deri tek objektet do të zhvillohet në dy orare: në orën 10:00 dhe në orën 20:00.

Transportin e personave e siguron Sekretarit i përgjithshëm i Qeverisë.

Edhe institucionet private shëndetësore do të kryejnë kujdes dhe trajtim intensiv të pacientëve me koronavirus

Objektet shëndetësore private jashtë rrjetit të institucioneve të kujdesit dhe trajtimit intensiv do ta kryejnë këtë aktivitet në rrjetin e institucioneve shëndetësore për ofrimin e shërbimeve shëndetësore pacientëve të sëmurë me koronavirus, vendosi Qeveria në seancën e djeshme.

Vendimi do të jetë vlejë derisa të zgjatë gjendja e jashtëzakonshme në vend.

“Fondi për sigurimeve shëndetësore i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të lidhë kontrata me këto institucione me të cilat do të përcaktohet vëllimi dhe lloji i shërbimeve shëndetësore të cilat institucioni privat shëndetësor do t’i kryejë gjatë periudhës së vlefshmërisë së këtij Dekreti, në përputhje me dispozitat në fushën e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, kumtoi pres-shërbimi i Qeverisë. 

Shfuqizohen doganat për pajisjet mjekësore dhe furnizimet shpenzuese mjekësore

Qeveria në seancën e djeshme mori vendim për heqjen e tarifës së importit – tarifës doganore për disa mallëra – materialin shpenzues mjekësor (sipas Përcaktimit nga Takimi i Pestë të Shtabit Koordinator kryesor të Krizave të mbajtur më 20 Mars 2020 dhe Përcaktimit nga Takimi i Gjashtë të Shtabit Koordinator kryesor të Krizave të mbajtur më 21 mars 2020) në lidhje me lirimin nga tarifat doganore për të gjitha pajisjet mjekësore dhe furnizimet shpenzuese mjekësore të importuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Vendimi ka për qëllim të tejkalon çrregullimet e mundshme të tregut në vend për sa i përket furnizimit me këto mallrave, si rezultat i pandemisë së shpallur të koronavirusit nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe masave kufizuese të marra nga vendet individuale në formën e kufizimeve të eksportit për këto produkte”, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë.

Pajisjet mjekësore dhe furnizimet shpenzuese mjekësore janë përfshirë gjithashtu në Vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për disa produkte në tregtinë me shumicë dhe pakicë, përveç mjeteve dezinfektuese. Dhe për to gjithashtu do të vlejë ndalimi për shtrenjtim, jo deri më 30 mars, por deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button