Fabrikat do të punojnë me ndërrime edhe në kohën e orës policore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka lejuar që fabrikat të punojnë edhe në kohën e orës policore, por punëtorët duhet të furnizohen me leje të posaçme, transmeton Portalb.mk.

“Fabrikat do të vazhdojnë prodhimin e tyre të organizuar në ndërrime edhe gjatë kohës së orës policore, ndërsa punëtorët gjatë kohës së ndalesës së qarkullimit do të lëvizin me leje të veçantë”, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Ky vendim është marrë në koordinim me Shtabin e Krizës së Qeverisë së RMV-së, duke u përpiluar edhe përmbajtja e lejes së qarkullimit, e cila do të jepet nga personat përgjegjës të kompanisë.

Në lejen e qarkullimit duhet të shkruhen të dhënat bazë të punëtorit, adresa e banimit, vendi I punës dhe ndërrimin kur është I angazhuar punëtori.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën për shtyp të orës 15:00, informoi se prej sot janë hapur edhe dy qendra për testim të virusit korona në poliklinikat “Jane Sandanski” dhe në “Çento”, numri i përgjithshëm i qendrave për testim në shtet është 14.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link http://gdi.mk/corona/

LEXO: Filipçe: Edhe mjekët amë do të vendosin se kush testohet për virusin korona, 136 të infektuar, 2 të vdekur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button