Mal i Zi, u arrestua shtetasja ruse për përhapje të panikës për virusin korona

Policia e Malit të Zi arrestoi në Tivar një shtetase ruse, A.G. (35), e cila dyshohet për veprën penale, përhapje panik për virusin korona, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

“Ajo në profilin e saj në një rrjet social ka publikuar se në Malin e Zi me koronavirus janë të infektuar rreth një mijë persona, kanë vdekur gjashtë, madje se Malin e Zi e pret një skenar si Italinë”, kumtoi drejtoria policore.

Përveç kësaj, e arrestuara në publikimin ka shkruar se i tërë personeli në hotelin “Avala” është i infektuar me virusin korona dhe janë të hospitalizuar. E arrestuara do të paraqitet para prokurorit kompetent në Kotorr.

Në Mal të Zi, deri më tani, janë konfirmuar 22 raste të infektuar me virus korona. Ky shtet ka mbi 5,000 vetë në izolim, në disa karantina. Ndërsa, sot është u regjistrua rasti i parë i vdekjes nga ky virus.

LEXO: U shënua viktima e parë nga koronavirusi në Mal të Zi

LEXO: Trump aktivizoi Gardën Kombëtare për të luftuar koronavirusin

LEXO: Abe: Shtyrja e Olimpiadës mund të bëhet e pashmangshme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button