U shënua viktima e parë nga koronavirusi në Mal të Zi

Në Mal të Zi u regjistrua rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi.

Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Qendrës Klinike në Podgoricë, Jevto Erakoviq.

Viktima është një burrë, 65 vjeç, i cili ka pasur edhe sëmundje kronike të mushkërive.

Ai është shtruar në spital të shtunën transmeton REL.

“Të gjitha masat që janë ndërmarrë, për fat të keq nuk kanë mundur të shërojnë pacientin”, tha Erakoviq.

Në Mal të Zi janë konfirmuar 22 raste të të infektuarve me koronavirus.

Ky shtet ka mbi 5,000 vetë në izolim, në disa karantina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button