Edi Rama: Mos luani me zjarrin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, vazhdon të ftojë qytetarët që në mënyrë rigoroze të respektojnë rekomandimet që kanë të bëjnë me ndalimin e lëvizjes dhe të shkelin orët e përcaktuar për këtë gjë.

Pas publikimit në Fejsbuk, Rama thotë se numri i personave të infektuar është rritur.

“Sot numri i pozitivëve u rrit! Sidoqoftë brenda parashikimit lavdi zotit dhe do të vazhdojë të rritet ende më shumë këtë javë! Por sfida e madhe është të mos rritet nga marrëzitë tona e të dalë jashtë kontrollit!”, shkruan Rama.

Ai shton që deri sa të respektohen masat qeveritare kjo luftë mund të fitohet me pak humbje dhe plagë.

“Me rezistencë të madhe popullore, mund të dalim nga kjo luftë me humbje e plagë të mëdha, por shumë më pak sidoqoftë se sa po nuk rezistuam! Ju lutem si Krishtit e Muhamedit mos luani me zjarrin dhe mos bëni një hap më shumë përtej kufijve që janë vënë për secilin! Nesër nis një ditë e re me sfidën e mos-shkeljes së orareve; mos-daljes me asnjë tjetër në krah; mos krijimit të grumbujve në tregje e në dyert e dyqaneve! Ju lutem mbani fëmijët brenda! Ju lutem mos lini pleqtë të dalin nga dera! Ju lutem ecni fillikat në rrugë pa u ndalur askund! Ju lutem rrini drejt e njëri pas tjetrit në radhë me durim! Ju lutem mos dilni poshtë pallatit!”, shkruan Rama.

Thekson se shteti bën çmos për popullin e tij.

“Jemi të gjithë një familje dhe s’ka më turp në histori që të humbim një luftë si kjo, se nuk rrimë dot në shtëpi!”, mbaron postimi në Fejsbuk i kryeministrit Edi Rama

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button