Virusi korona e prolongoi gjykimin për “Reket”, Janeva kërkoi të qëndrojë në shtëpi: Kam sëmundje kronike

Gjykimi për rastin “Reket”, që është caktuar për sot, prolongohet me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarës Katica Janeva, njofton Portalb.mk.

Avokatët Deljo Kadiev dhe Iren Frçkovska në kërkesën për prolongim të seancës gjyqësore kanë thënë që Janeva ka sëmundje kronike, prandaj sipas rekomandimeve të Qeverisë duhet të qëndrojë në shtëpi.

Për sot është paraparë në gjykim të dëshmojnë të akuzuarit nga ekipi i PSP-së, të cilët i ka propozuar Janeva.

Ish shefja e PSP-së është në paraburgim shtëpiak, ndërsa i pari i akuzuar është në paraburgim në burgun hetimor “Shkup”.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button