Zaev: Pagë minimale për kryeministrin, administratën dhe gjykatësit, për qytetarët dhe firmat mbështetje financiare

Të gjithë funksionarët në muajin prill dhe maj do të marrin pagë minimale prej 14.500 denarë (deputetë, kryeministër, zëvendëskryeministra, ministra, udhëheqës të sektorëve, gjykatës dhe prokurorë), ndërsa kryetarët dhe anëtarët e Këshillave drejtues në pushtetin qendror, ekzekutiv dhe komunat të punojnë pa kompensim. Ky është vetëm një nga seti i masave që i propozon LSDM-ja, ndërsa i bëri të ditur lideri i kësaj partie, Zoran Zaev. Kjo masë, shton ai, nuk do të vlejë për mjekët dhe personelin mjekësor, policët, ushtarët dhe gjithë ata që janë aktivisht të përfshirë në ballafaqimin me koronavirusin.

Të gjitha kursimet e institucioneve publike dhe subjekteve mbi këtë bazë do të paguhen në të ashtuquajturën korona -fond i përpiluar në kuadër të Buxhetit shtetëror.

Sipas Zaevit, LSDM propozon kompensim në para në vlerë prej 50 për qind nga neto paga mesatare për gjithë ata që kanë humbur vendet e punës për shkak të koronavirusit, nga një pagë minimale në prill dhe maj për të punësuarit në media, për sportistët dhe artistët.

Sugjeron edhe parandalim të ligjit për përmbarimin deri në fund të qershorit si dhe anulimin e kredive për tre muaj (kësti i prillit të paguhet në qershor) në çka bankat janë pajtuar. Propozohet edhe pagesë shtesë për shtesën energjetike për shfrytëzuesit e mbrojtjes sociale si dhe 7.000 denarë për amvisëri për persona pa angazhim pune ose persona që kanë qenë pjesë e ekonomisë joformale. Për këto dy masa efekti i përgjithshëm fiskal për dy muaj (prill dhe maj) do të jetë 389 milionë denarë, transmeton MIA.

Pakoja e masave nga LSDM parasheh edhe firmat private që japin hapësirë këto muaj t’i shtyjnë qiratë, të sigurohet kredi pa interes shtesë prej gjashtë milionë denarë për firmat, interes të cilën do ta mbulojë Qeveria si dhe 50 milionë kredi të lira nga Banka për Zhvillim e Maqedonisë përmes Bankës komerciale prej 3.000 – 90.000 euro me interes jo më të lartë se 1.5 për qind. Me dekret të ndalohet, propozon LSDM, firmat të shkojnë në falimentim gjatë kohës së krizës, pavarësisht kush e ka ngritur falimentimin.

“Propozojmë dhe sigurojmë nga një pagë minimale prej 14.500 denarë për muajin prill dhe maj nga shteti për çdo të punësuar në firmat private të goditura nga kriza. Firmat vetë do të paguajnë rrogat dhe kontributet dhe tatimin personal. Këtë masë do të mund ta shfrytëzojnë të gjitha firmat që nuk do të japin dividendë dhe bonuse për menaxhmentin dhe të punësuarit deri në fund të vitit 2002 dhe jo tani, gjatë kohës së krizës të tërheqin dividendë dhe bonuse në bazë të fitimit nga viti 2019”, ka thënë Zaev.

Sipas tij për këtë masë, shteti do të ndajë rreth 120 milionë euro.

Siç ka nënvizuar ai, propozohet nga ora 7 deri ora 9 në mëngjes në shitore dhe farmaci të bëjnë treg vetëm pensionistët, personat më aftësi të kufizuara dhe gratë shtatzëna.

“Ky propozim i masave nga LSDM është për qytetarët, punonjësit dhe firmat që për shkak të krizës së papritur janë gjetur para pasigurisë së ekzistencës së tyre. Më mirë është të gjithë të jemi solidarë, të përmbahemi dy muaj në pagë minimale se sa të lejojmë pësim të ekonomisë”, tha Zaev.
Ai ka porositur që bujqit të vazhdojnë me punë dhe të mbjellin fushat. Distribuesit, ka thënë ai, kanë repromateriale të mjaftueshme dhe mjete për mbrojtje, ndërsa kanë edhe karburante.
Setin e masave, LSDM do ta dorëzojë në Qeveri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button