Thaçi: Në rast nevoje, të shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të dielën se institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje, të shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të situatës së krijuar me koronavirus.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, i shprehu ngushëllime një familjeje nga Dumnica e Podujevës, një anëtar i së cilës ka humbur jetën nga koronavirusi, duke u bërë viktima e parë nga kjo sëmundje në Kosovë.

“Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi. Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme. Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë”, tha Thaçi, transmeton REL.

Më 17 mars, Thaçi për herë të parë ka propozuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, por ajo është kundërshtuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Qeveria e Kosovës, ditë më parë, ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë konfirmuar më 13 mars.

Deri më tash janë 31 persona të prekur, ndërsa një pacient ka humbur jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button