RMV, MPPS shpërndan pako me mjete higjienike dhe për dezinfektim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet një komunikate për media, informoi se po realizon shpërndarjen e pakove me mjete për higjienë personale dhe dezinfektim për familjet në nevojë, në mënyrë që të mund edhe ata të zbatojnë rekomandimet e organeve kompetente, njofton Portalb.mk.

“Pakot higjienike do t’u ndihmojnë atyre që kanë më së shumti nevojë, në mënyrë që sa më lehtë t’i zbatojnë masat për shmangien e infeksioneve në kushte shtëpiake. Ditëve të kaluara, ekipet e Qendrave për Punë Sociale në Probishtip, Tetovë, Shkup, Resnjë, Vinicë, Shën Nikollë, Krushevë, Kriva Pallankë, Vallandovë dhe Kumanovë, u kanë ndarë pako mbi 400 familjeve që jetojnë nën kushte standarde. Ditëve në vijim, aksioni vazhdon edhe në qendrat tjera”, qëndron në komunikatën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Nga kjo ministri më tej, informuan se, sistemi i mbrojtjes sociale funksionon pa pengesa, ndërsa qendrat për punë sociale i kryejnë aktivitetet në pajtueshmëri me nevojat e qytetarëve dhe masat e rekomandimet e Qeverisë.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga data 18 mars 2020 dhe do të zgjatë 30 ditë. Kurse të infektuar në vend deri në këto momente ka 67 persona.

LEXO: Të gjitha vendkalimet kufitare të RMV-së të mbyllura, lëshohen vetëm kamionët dhe personat e autorizuar

LEXO: RMV, një qytetar u dënua me 4.000 euro pasi nuk u vetëizolua

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button