Rama prezanton planin për kapërcimin e krizës së COVID-19: Mos prisni shumë, ky është plan për më të dobëtit

Kryeministri i vendit, Edi Rama prezantoi mbrëmjen e sotme planin financiar për kapërcimin e krizës për shkak të COVID-19, duke e nisur me një parantezë të gjatë, ku i përgatiti të gjithë shqiptarët që të mos prisnin një plan ekonomik që do t’i kënaqte të gjithë sot e do t’i lërë të gjithë me gisht në gojë nesër, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Kreu i qeverisë kujtoi se ndryshe nga rasti i tërmetit, në këtë luftë sot jemi vetëm, me veten tonë në shtëpinë tonë që në këtë rast është kazerma.

“Ju dua shumë si njerëzit e shtëpisë sime, po mos më kërkoni që t’iu mbaj me iluzione dhe t’iu them se do dalim shpejt nga kjo situatë. Ndajeni mendjen, kjo luftë nuk erdhi që të qëndroni në shtëpi dhe të hani e pini si në pushime, por kjo është një luftë. E di që nuk doni të dëgjoni këto që po ju them. E di që ju doni të dilni dhe jeni mërzitur nga të ndenjurit mbyllur brenda se dielli ua bën me sy. Territori i kësaj lufte nuk është toka, por trupi i njeriut. Armiku na përdor ne si bazë ushtarake dhe  na sulmon ne e na marr të afërmit e më të dashurit tanë. Lufta nuk vinë për të rrënuar ekonominë. Kjo luftë është e parë në historinë e njerëzimit dhe i bën të gjithë bashkë”, tha z.Rama.

Kreu i qeverisë iu kërkoi shqiptarëve të ndërgjegjësohen se kjo luftë do të sjellë rënien në pikiatë të ekonomisë ndaj askush nuk dihet të presë që ky plan t’i kënaqë të gjithë.

“Kjo dotë thotë motra dhe vëllezër që sado që të kërkoni nga unë, në këtë shtëpinë tonë të përbashkët në lagjen më të varfër në Evropë, por të gjithë duhet të ndërgjegjësohen dhe qeveria do bëjë sa të mundet.

Në këtë luftë të hatashme, të ardhurat e shtetit do të bien në një pikadë të hatashme. Më dëgjoni me vëmendje. Plani ynë për të shpenzuar teksa punojmë shumë më pak se dje, do të kemi më pak të ardhura, nuk mund të jetë një plan për t’i kënaqur të gjithë sot. Veshët tuaj bakërdisën me plaftoma opozitare që e kthejnë detin në kos. Të ardhurat në buxhet do të bien shumë, po muaj tjetër? Po sikur mos të mjaftojmë nëse kjo luftë nuk mbaron? Ky pushtim pa armë n aka detyryar të jetojmë si në rrethim. Edhe dmeokracitë më të mëdha të planetit janë future në kështjellat e tyre. Në këtë luftë për rezistencë jemi vetëm”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri e cilësoi një plan për më të dobëtit planin financiar ku ekonomisë do t’i injektohen 180 milionë euro të ndara në 7 pjesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button