RMV, këto janë gjitha masat ekonomike që u miratuan nga Qeveria dhe Banka Popullore për kompanitë

Qeveria e Bankës Popullore me set inicial të masave për kompanitë e prekura të Maqedonisë: kredi pa interes prej 3 deri 30 mijë euro, kontribute të subvencionuara për të punësuarit, normë të zvogëluar të interest për kredi, themelim të fondit për mbështetje të turizmit, njofton Qeveria, transmeton Portalb.mk.

Zëvendësja e kryetarit të Qeverisë përgjegjëse për çështje ekonomike Mila Carovska, ministrja e Financave Nina Angellovska, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angellovska-Bezhoska, sot në konferencën për media i publikuan masat iniciale për mbështetjen e sektorit të biznesit në drejtim të amortizimit të dëmeve të shkaktuara me shpalljen e pandemisë së korona virusit – Covid 19.

Zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike Milla Carovska bëri të ditur se krahas rreziqeve shëndetësore, korona virusi solli edhe sfida po aq të mëdha për ekonominë botërore. Ajo tani për tani pëson pasoja ende të paparashikueshme negative, ndërsa ekonomia vendore, gjithashtu, nuk do të mbetet imune ndaj pasojave nga korona virusi dhe detyrë e Qeverisë është që sa më shpejtë të fillojë me masa për mbrojtje dhe mbështetje të ekonomisë dhe kompanitë.

“Masa e parë ka të bëjë me mbështetjen e drejtpërdrejt financiare të likuiditetit te kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme nga Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut. Janë siguruar gjithsej 5.7 milionë euro me të cilat do të kreditohen drejtpërdrejt kompani për shkak të jolikuiditetit, gjegjësisht kompani aktiviteti ekonomik i të cilave është prekur nga korona virusi. Kreditë janë dizajnuar me vëmendje të madhe, duke u udhëhequr nga ajo që të mund të mbështeten një numër sa më i madh i kompanive. Secila kompani, varësisht nga numri i të punësuarve, do të mund të marrë prej 3 deri 30 mijë euro. Mikro kompanitë, deri 10 të punësuar, do të mund të ngrenë kredi prej 3 deri 5 mijë euro, kompanitë e vogla me 10 deri 50 të punësuar, do të mund të ngrenë kredi prej 10 deri 15 mijë euro dhe kompanitë e mesme me 50 deri 250 të punësuar, do të mund të ngrejnë kredi prej 15 deri 30 mijë euro. Ajo që është këtu e rëndësishme është se këto kredi janë pa interes, me normë interesi prej 0 për qind! Grejs periudha e këtyre kredive do të jetë 6 muaj, ndërsa afati i pagesës 2 vite.

Masa e dytë ka të bëjë me mbështetjen për kompanitë në pjesën e pagesës së pagave me çka duam të bëjmë qartazi të ditur se na është e rëndësishme të ndihmojmë që të ruhet çdo vend i punës”, theksoi Carovska në fjalimin e saj.

“Subvencionim i kontributeve për të punësuarit në kompani nga sektori i turizmit, transportit, hotelerisë dhe kompanive të tjera të prekura, për muajt prill, maj dhe qershor nga viti 2020, me subvencion të kontributeve sipas të punësuarit në lartësi deri 50 për qind të pagës mesatare të paguar në vitin 2019, me kusht që kompania të mos e ulë numrin e të punësuarve nën numrin e të punësuarve në muajin shkurt të vitit 2020 dhe kjo të vlejë nga dita e përdorimit të masës; më tutje, kompania të mos paguajë dividendë gjatë vitit 2020, deri në ditën e parashtrimit të llogarisë vjetore, gjegjësisht raporteve financiare për vitin 2020 dhe kompania të mos ketë paguar shpërblim-bonus pasi që masa të jetë bërë e plotfuqishme. Vetëm kompanitë që kanë realizuar fitim si rezultat financiar nga puna në vitin 2020 do të kthejnë subvencione për kontribut në shumë prej 50 për qind të fitimit para tatimimit që do të thotë se masa është e drejtuar drejtpërdrejt që t’u ndihmojë kompanive që kanë realizuar rezultatet më të dobëta financiare në vitin 2020 për shkak të korona virusit”, theksoi Carovska.

.

„Edhe të dhënat më të reja në dispozicion tregojnë se gjendja makroekonomike është e qëndrueshme. Ulja e normës themelore të interesit të Bankës Popullore në nivelin prej 1,75% duhet të kontribuojë për uljen e mëtejshme të çmimit të financimit të ndërmarrjeve dhe popullatës” – porositi guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska.

Ajo shkurtimisht i prezantoi edhe vendimet që Këshilli i Bankës Popullore do t’i miratojë në drejtim të zbutjes së efekteve potenciale të pavolitshme mbi ekonominë, të shkaktuara nga paraqitja e infektimit të ri virusal.

„Kemi përgatitur edhe propozim Vendim për menaxhimin e rrezikut kreditor qëllimi i të cilit është lehtësim të kushteve për ristrukturimin e kredive në sektorët më të prekur. Momentalisht bëhen konsultime me bankat dhe presim që së shpejti të miratohet nga Këshilli i Bankës Popullore. Gjatë ditëve të ardhshme do të jeni të informuar më hollësishëm për këtë”, paralajmëroi Angellovska – Bezhoska.

Guvernatorja përkujtoi në rekomandimin e Bankës Popullore, për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik që evitohet përdorimi edhe i parave të gatshme në denarë edhe atyre në deviza, ndërsa të përdoren kartela pagesore, veprimtari elektronike bankare ose mënyra të tjera alternative të pagesës.

Ministrja e Financave Nina Angellovska, bëri të ditur se seti i masave ka për qëllim para së gjithash të mbrojë likuiditetin dhe vendet e punës e kompanive, gjegjësisht t’u ndihmojë që ta tejkalojnë këtë tronditje.

„Lirimi nga akontacionet nga tatimi i fitimit për ndërmarrjet nga industritë e prekura nga korona kriza për muajin prill, maj dhe qershor do ta ndihmojnë likuiditetin e kompanive. Në kohë të këtillë është e ndershme që shteti të heqë dorë nga parapagesa e një pjese të tatimit nga kompanitë e prekura. Këtu së pari bëjnë pjesë transporti, turizmi, veprimtaria hoteliere, e më pas edhe kompanitë tjera të prekura prej veprimtarive të ndryshme të prekura nga masat parandaluese të Qeverisë si përgjigje për përballjen me virusin e tmerrshëm”, theksoi ministrja e Financave.

Angellovska tha se një pjesë e kërkesave të odave ishin edhe ulja e interesave dhe disa taksa parafiskale. Në këtë drejtim në mënyrë ligjore interesi i vonesës do të ulet për 50% në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë. (prej 10 në 5% dhe prej 8 në 4% ndërsa do të ndryshohet edhe periudha për të cilën merret parasysh normë referente e interesit që e parashikon Banka Qendrore, për të pasur kushte më të volitshme në kushte kur norma referente e interesit zvogëlohet).

Më tutje, Ministria e Financave do ta ulë interesin ndëshkues për taksa publike prej 0,03 % në 0,015% gjegjësisht për 50%.

„Në mënyrë plotësuese, Ministria e Financave dhe DAP-i do të japë rekomandim të provajderëve për uljen e çmimeve për mirëmbajtjen e arkave fiskale për 50%. Rekomadim do t’u japim edhe bankave që t’i ulin çmimet për pagesën e raporteve financiare për TVSH për qarkullimin në llogaritë e ndërmarrjeve. Këto janë në shikim të parë taksa të parëndësishme dhe simbolike, megjithatë e reflekton përpjekje e Qeverisë për të lehtësuar këtë situatë në çdo mënyrë të mundshme për ndërmarrjet”, thekson ministrja Angellovska.

.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi informoi se në seancën e Qeverisë që u mbajt të hënën është marrë vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve themelore ushqimore edhe atë të bukës, kripës, vajit, qumështit dhe produkteve të qumështit, vezëve, miellit, mishit, brumërave, ilaçeve dhe mjeteve dezinfektuese me gjendjen e ditës së shpalljes së pandemisë së OBSH-së, përveç atyre për të cilët ka dëshmi se janë rritur faturat hyrëse.

“Gjatë ditëve të kaluar të gjithë ishim dëshmitarë të kërkesës së rritur te qytetarët të cilët nga droja se do të rriten çmimet e produkteve themelore blinin në sasi të mëdha. Për të mos ardhur deri te rritja e çmimeve nën presionin e kërkesës dhe si rezultat i masave për mbrojtje në tregun e vendeve fqinje, menjëherë vendosëm që të marrim këtë vendim. Dua t’i bindi qytetarët në konsultim me vetëshërbimet dhe shpërndarësit më të mëdhenj të ushqimit dhe të produkteve themelore se kemi rezerva të mjaftueshme, por vendosëm të reagojmë në mënyrë parandaluese që të mos vjen deri te tronditjet më të mëdha të çmimeve”, tha ministri Bekteshi.

Ministria e Ekonomisë do t’i dorëzojë Qeverisë edhe propozim për lirim për 100 për qind të taksave doganore për produktet e miellit dhe grurit, vajit të lulediellit, sheqer të bardhë, sapunëve, detergjente, veshje dhe pajisje për veshje, pelena për fëmijë dhe të moshuar dhe faculeta, kapela dore në rrotull, maska plastike me filtër tekstili, mbulesa tekstili për përdorim kirurgjik, kostum kirurgjik prej letre, maska të letrës, kostum mbrojtës prej gome, doreza prej gome, mjete kirurgjike dhe të tjera për dezinfektim, alkool mjekësor, syze mbrojtëse.

Më i prekur është sektori turistik për shkak të aranzhimeve dhe turneve nga qytetarët për shkak të mbylljes së kufijve, por edhe për shkak të anulimit të fluturimeve nga avio-kompanitë. Si rezultat i kërkesave të odave turistike parashikuam edhe masa për mbështetjen e sektorit turistik. Në këtë sektor ka rreth 70 mijë të punësuar të cilët janë të prekur nga pasojat e korona virusit.

„Ministria e Ekonomisë propozon të gjitha mjetet që janë parashikuar për zhvillim, promovim dhe mbështetje të turizmit të ridestinohen në Fond për turizëm në mënyrë që të dëmshpërblehet ekonomia turistike që të tejkalojnë krizën në përputhje me numrin e të punësuarve. Ky Fond për turizëm në këtë moment vlerëson rreth 74 milionë denarë prej të cilëve 44 milionë denarë janë në kuadër të programeve të Ministrisë së Ekonomisë që nuk do të jenë të shfrytëzuara, ndërsa 30 milionë denarë janë nga Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit”, informoi ministri Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button