Angellovska: Lirimi nga akontacionet e tatimit të fitimit dhe zvogëlim i interesave për ndihmë të ekonomisë

Firmat e turizmit, hotelierisë, transportit dhe të sektorëve të tjerë të goditur nga kriza me koronavirus do të lirohen nga pagesa e akontacioneve të tatimit të fitimit për në prill, maj dhe qershor. Kusht është të mos paguajnë divedend gjatë vitit 2020, gjegjësisht të mos paguajnë bonuse dhe shpërblime vjetore dhe të mos e zvogëlojnë numrin e të punësuarve, kumtoi sot ministrja e Financave Nina Angelovska. Ajo me ekipin ekonomik qeveritar  i prezantoi masat ekonomike për ndihmë të ekonomisë, me të cilat mundësohet mbështetje direkte financiare për mbajtje të likuiditetit të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme dhe subvencionim të kontributeve për muajin prill, maj dhe qershor, njofton MIA.

Një pjesë e kërkesave të odave, ishin edhe zvogëlimi i interesave dhe  të dhënat parafiskale. Në atë drejtim, ka informuar Angelovska, interesi ligjërisht i paracaktuar do të zvogëlohet për 50 për qind në bashkëpunim  me Ministrinë e Drejtësisë, prej 10 në pesë për qind për personat juridik dhe prej tetë në katër për qind për personat fizik dhe juridik, ndërsa do të ndryshohet edhe periudha  për të cilën merret parasysh  shkalla referente e interesit që e përshkruan Banka Qendrore,  që të ketë kushte më të volitshme në kushte kur shkalla referente e interesit zvogëlohet. Ministria e Financave do ta zvogëlojë  edhe interesin ndëshkues për dhënie publike prej 0,03 për qind në 0,015 për qind, përkatësisht për 50 për qind.

Plotësisht, Ministria e Financave dhe Drejtoria për të Ardhura Publike do të japë rekomandim të provajderëve për zvogëlim të çmimeve për mbajtje të arkave fiskale për 50 për qind. Rekomandim  do të japin edhe në banka për t’i zvogëluar çmimet  për pagesa të raporteve financiare për TVSH për qarkullim të llogarive të firmave.

“Këto janë ndoshta me sa duket dhënie të parëndësishme dhe simbolike, megjithatë e reflekton tentimin e Qeverisë ta lehtësojë  këtë situatë  në çdo mënyrë të mundshme për firmat,” tha ministrja e Financave.

Sipas saj, tani është joserioze të thuhet kur do të vjen deri te rikuperimi i krizës dhe se  parashikimet e institucioneve ndërkombëtare ndërrohen nga dita në ditë. Kryesisht pritjet janë se goditja më e madhe do të jetë gjatë kuartalit të dytë,  ndërsa rikuperimi të fillojë  nga kuartali i tretë dhe stabilizimi të katërtin. Në fazën e ardhshme pas kësaj pako të parë të masave  me zgjuarsi do ta ndjekim  situatën  dhe do të përgatitemi  edhe për masat strategjike për rikuperim dhe ndihmë  të biznesit në atë fazë. Disa zinxhirë të furnizimeve do të rikonstruohen, mënyrat e reja të punës që do të vendosen  në krizën ndoshta edhe do të vazhdojnë…Paparashikueshmëria është e madhe, por një është e sigurt – sfida është e madhe dhe në këtë jemi të gjithë së bashku”, tha ministrja e Financave.

Ajo theksoi se Buxheti për momentin është stabil,  por do të ndryshojë shumë shpejtë në  kushte të aktivitetit ekonomik të zvogëluar, hapësira fiskale është kufizuar dhe duhet  me shumë kujdes  të menaxhojmë me këtë  gjendje krize. Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë, theksoi, ka hapësirë  me sukses të përgjigjet në krizën shëndetësore.

Ne jemi ekonomi e vogël dhe në këtë gjendje serioze, siç theksoi, duhet të veprojmë me kujdes. “Serioziteti  është ende më i madh sepse nuk ka traektore të parashikuar, ndërsa me atë pasiguria  është ende më e madhe. Për atë qëllim, një ekip në Ministrinë e Financave gjatë tërë kohës punon  në skenare për ndikimin e gjendjes së tillë në buxhet,  dhe përgatitemi  edhe për skenaret më të këqija. Të përgatitemi për më të keqen, ndërsa të shpresojmë dhe të punojmë  për më të mirën”, porositi Angelovska.

Ajo tregoi se si rezultat i krizës shumë kompani riorganizohen, i ndërrojnë procedurat e punës, vendosin teknologji dhe punojnë prej larg, thjeshtë adaptohen. Disa kompani të goditura nga masat për parandalim  nga Qeveria siç janë restoranet vendosin mënyra të reja të shitjes dhe dorëzimit të ushqimit të tyre.  Disa do të mbyllen. Ka edhe kompani të tilla bizneset  e të cilëve  do të rriten gjatë koronavirusit, ka të tilla  të cilat me masat e adaptimit do t’i zhvendosin  problemet e likuiditetit, disa me masa të krizave, ndërsa disa edhe pa to”, tha Angelovska.

U bëri thirrje atyre  të cilët do të kenë rritje të fitimit në këtë periudhë t’i ndihmojnë shtetit dhe të gjithë atyre me pagesë para kohe dhe paradhënie, paralajmëroi  që derisa  të zgjasin masat e krizës të Qeverisë ajo do të tërhiqet nga paga e saj.

Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike Mila Carovska paraprakisht publikoi se  në setin e parë të masave që i ndërmerr Qeveria  mundësohet  mbështetje  direkte financiare për mbajtje  të likuiditetit të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme dhe subvencionim të kontributeve për muajin prill, maj dhe qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button