RMV, qeveria rekomandoi shtyrjen e proceseve gjyqësore

Situata e krijuar pas përhapjes së virusit korona në Maqedoninë e Veriut mund të sjellë në shtyrjen e proceseve gjyqësore. Qeveria në seancën e mbrëmshme ka rekomanduar që Këshilli Gjyqësor dhe Gjykata Supreme të shqyrtojnë mundësinë për miratimin e vendimit për shtyrje të gjykimeve, por me disa përjashtime, ka informuar Ministria e Drejtësisë, njofton Portalb.mk.

“Përjashtime kanë lëndët te të cilat ka nevojë për urgjencë të procedurës, siç janë lëndët të cilat janë para vjetërsimit, lëndët në të cilat janë shqiptuar masat për paraburgim apo masa të tjera për sigurim të prezencës, si dhe lëndët te të cilat do të cenohej seriozisht e drejta për gjykim brenda një afati të arsyeshëm, lëndët të cilat kanë arritur në fazën e sjelljes së vendimit gjyqësor, lëndët për të cilat vendoset pa debat publike etj”, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie.

Ndërkaq, për lëndët për të cilat do të vazhdonin procedurat gjyqësore, si dhe për të gjitha aktivitetet tjera të gjykatave, duhet të jenë të organizuara në hapësirë adekuate, me përdorim maksimal të mjeteve informatike-komunikuese dhe me respektimin e duhur të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për dezinfektim të hapësirave dhe mbrojtje të të gjithë të punësuarëve dhe pjesëmarrësve në këto procedura.

Numri i të infektuarve me virusin korona në vend, siç ka informuar Ministria e Shëndetësisë, sot ka shënuar rritje, duke shkuar në 26 deri në orën 12.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe vazhdimisht apelon që të respektohen të gjitha masat e Qeverisë që sa më lehtë të përballemi me virusin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button