EVN përkohësisht i mbylli të gjitha zyrat e pranimit për konsumatorët

Zyrat e pranimit dhe Info Qendra e EVN nuk do të punojnë gjatë periudhës përderisa janë në fuqi masat e jashtëzakonshme për mbrojtje nga korona virusi. Do të shfrytëzohen kontaktet telefonike dhe elektronike të kompanisë.

“Në funksion të pengimit të përhapjes së koronavirusit dhe në përputhje me masat dhe rekomandimet e Qeverisë dhe Komisionit Rregullator për Energjetikë, EVN ndërmori masa shtesë për mbrojtje të konsumatorëve dhe punonjësve. Përderisa zgjat  gjendja e jashtëzakonshme, nuk do të punojnë zyrat e pranimit në të gjitha Qendrat Energo të Konsumatorëve të EVN si dhe Info Qendra në Shkup. Konsumatorët gjatë kësaj periudhe duhet t’i shfrytëzojnë onlajn shërbimet e EVN dhe në raste urgjente t’i shfrytëzojnë kontakt telefonat të çdo Qendre Energo të Konsumatorëve. Në portalin www.evnonline.mk, konsumatorët mund të regjistrohen për faturë elektronike dhe shpejtë të paguajnë fatura pa nevojë për regjistrim. Me anë të regjistrimit të profilit janë në dispozicion edhe shërbimet: kontroll dhe pagesë e borxheve, shkarkim i kopjeve të faturave të 12 muajve të fundit, pasqyrim i historisë së të gjithë pagesave të realizuara përmes profilit të përdoruesit dhe kërkesë për vërtetim të pagesës së suksesshme”, thonë nga EVN

Gjatë periudhës përderisa vlejnë masat e jashtëzakonshme, nuk do të realizohen kyçje të reja në rrjet përveç atyre që patjetër duhet të realizohen. Nuk do të lexohen pikat e matjes (orëmatësit) së paku një muaj, prandaj konsumatorët do të pranojnë fatura me vlera të supozuara, ngjashëm me periudhën verore (mesatarja e konsumit të 12 muajve të fundit). Pas përfundimit të krizës, me anë të leximit të sërishëm do të barazohen dallimet eventuale të konsumit.

“Funksionimi i EVN i takon interesit kombëtar, mundësimi i furnizimit të papenguar me energji elektrike si dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së nevojshme dhe servisimi i shërbimeve të nevojshme të konsumatorëve. Prandaj të gjitha masat në këtë moment janë të drejtuara kah funksionimi i papenguar i ekipeve të EVN, kah mbrojtja e konsumatorëve dhe punonjësve nga përhapja e korona virusit. I lusim konsumatorët që këto masa dhe rekomandime t’i kuptojnë si kontribuim i përbashkët për mbrojtje të shëndetit. E gjithë kjo është e pashmangshme me qëllim që të kemi shëndet të mirë dhe së bashku ta tejkalojmë këtë gjendje”, shtojnë nga EVN.

Udhëzim për thirrje:

1)     lajmërohuni në: 02/ 3 205-300

2)     prisni

3)     thirrni lokalin nga lista më poshtë

Lokal Lokal Lokal Lokal
QEK Aerodrom 43592 42996
QEK Tetovë 24550 2529 24559
QEK Ohër 2553 24500
QEK Manastir 42355 41377 42796
QEK Prilep 2544 41753
QEK Veles  2545  24660
QEK Kumanovë 24570 26270
QEK Shtip 42208 42033 41033
QEK Strumicë 2542 24640
QEK Gostivar 24560 41656
QEK Kërçovë 43195 42119
QEK Strugë 42 847 41 158 42 455 24 630
QEK Kavadar 24600 41757
QEK Gjevgjeli 42704 43309
QEK Koçani 41051 42794 41293
QEK Dellçevë 2533 41049
QEK Kratovë 41384 41036
QEK V. Gllavinov 42532 24519
QEK Gj. Petrov 2523 24539 24530

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button