Antonio Milloshoski: Besimi të mendojë për dorëheqjen, nëse është i përgjegjshëm

Antonio Milloshoski, ish Ministër i Punëve të jashtme, ka kërkuar nga Fatmir Besimi, zëvendëskryeministër për eurointegrime, që të mendojë për dorëheqjen, nëse  mendon se nuk mund t’i koordonojë punët për procesin e afrimit të Maqedonisë, drejt BE-së. Këtë koment Milloshoski e pabërë në emisionin “Analiza 24”, të televizionit “24 Vesti”

“Nëse ndonjë  institucion dështon në procesin e eurointegrimit, ndërsa Besimi është përgjegjës për këtë proces, atëherë ai personalisht duhet ta marrë përgjegjësinë, se pse nuk ka reaguar më herët dhe mbase duhet të mendojë që të japë dorëheqje, nëse, nëse mendon se nuk mund ta koordinoj këtë proces. Nëse nuk ka institucion të tillë, atëherë vlerësoj se deklarata e tij është  e stisur me qëllimin që ai si person, dhe politikan, t’i  pëlqejë një publiku të caktuar, në vend apo jashtë tij”, ka deklaruar Milloshoski,

Lajme të ngjashme

Back to top button