Qeveria në takim me odat ekonomike për të marrë masa për pasojat e virusit korona

“Virusi korona është problem për të gjithë dhe së bashku do ta zgjidhim që të mos krijohet ngecje në proceset ekonomike”, ishte mesazhi i takimit ndërmjet Ekipit qeveritar për ekonomi dhe odave ekonomike në RMV, transmeton Portalb.mk.

Odat ekonomike u pritën nga kryeministri Oliver SPasovski, zv.kryeministrat, ministrat dhe Ekipi qeveritar për ekonomi, ku u diskutua për ndikimin e virusit korona në ekonomin dhe jetën e qytetarëve.

Në takim morën pjesë edhe Drejtoria për doganë, Drejtoria për të ardhura publike dhe Banka popullore.

“Ju falënderojmë që ju përgjigjët iniciativës sonë, takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm, sepse në këtë situatë për zgjidhjen e problemeve që eventualisht mund të paraqiten në të ardhmen jemi bashkë dhe bashkë i përgatitim gjithë masat që do të ndihmojnë të mos kemi ngecje të ekonomisë dhe nuk do të pengojnë në vazhdimin e punës në kompanitë”, deklaroi Spasovski.

Ai kërkoi që të gjithë së bashku të respektojmë masat që do t’i marrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button