Moda dhe shëndeti, kujdes me takat, ja çfarë i bëjnë kurrizit tuaj!

Të shumtë janë ata që veshjen nuk e shohin edhe aq si një mënyrë për të shprehur personalitetin e tyre se sa për të treguar një mënyrë komunikimi me botën. Njeriu vishet në një lloj mënyre sepse i përket një klase të caktuar sociale, ose thjesht sepse duhet të jetë me kohën.

Por sa janë ata persona që e dinë mirë se një mënyrë e caktuar e të veshurit sado në modë të jetë, e kënaqshme dhe joshëse mund të dëmtojë trupin? Me sa duket për këtë pjesë shumë pak janë të vëmendshëm. Por cilat janë veshjet që dëmtojnë shëndetin?

Para së gjithash, takat e larta mbi të gjitha, kur përdoren çdo ditë. Ato siç edhe e dini nuk mund të jenë një qetësues për shtyllën kurrizore mbi të gjitha nëse jeni pak mbi peshë.

Një tjetër veshje që mund të ndikojë negativisht në shëndet janë pantallonat tepër të ngushta. Nëse janë shumë të ngjitura mund të shkaktojnë probleme që nisin me irritime të lëkurës, deri në ngacmimin e disa nervave, ose në përkeqësim të problemeve me celulitin.

Po kaq të dëmshme janë edhe recipetat dhe bluzat tepër të ngushta. Ato mund të shkaktojnë edhe probleme që në dukje nuk lidhen shumë me veshjen, të tilla si migrena, shqetësime të lëkurës, etj. Të tilla probleme manifestohen kryesisht në stinën e verës.

Prandaj ju sugjerojmë të përdorni veshje të rehatshme elastike, këpucë të rehatshme e gjithçka tjetër që nuk ju dëmton shëndetin, shkruan noa.al.

Lajme të ngjashme

Back to top button