Xhelozia është korja e dashurisë

“Më duket se vetëm ti më kupton o gjysh!”, iu drejtua djaloshi plakut që rrinte nën një hije dhe syri i shkoi te molla që ky qëronte. “Prej hekave e kemi…”, fillo të flet plaku dhe duke ndërruar dorën me të cilën mbante briskun, ia bëri me shenjë ti ulej pranë.Pasi u ul, gati e urdhëroi duke shtuar një “Fol!”. “Kam dikë që dua por edhe xhelozoj. Ajo më thotë se është mirë pasi xhelozia vjen nga dashuria. Por unë shpesh rrëqethem, pasi ndiej se kapërcehem, çka është kjo?”

“Si kjo molla që po qëroj, nëse nuk ndalem, krejt kjo mollë do shkojë dëm. Xhelozia është korja e dashurisë, që duhet qëruar me kujdes”.

E shikoi në sy dhe shtriu dorën për të marrë copën e mollës që plaku për të kishte ndarë, por ende nuk ia kishte ofruar. Sapo e kafshoi vazhdoi: “Edhe diçka të më tregosh; këto krejt më thuan mjaft, mos, si nuk përton, as vapën nuk e mendon. Kështu tërë verës, për krejt gjërat më thuan, për jetën, punën; se kam vetëm te dashuria”, përnjëherë iu ndryshua zëri. Sikur u turpërua dhe mbrohej. Nuk dinte as vetë nëse ishte nga fjalët, molla apo edhe ngase nuk donte ta mundonte më shumë plakun.

“Hiç mos ke dert, ashtu jam edhe vet, vapën të dytë aspak nuk e ndiejmë.” “Si be gjysh ashtu, po ti?”, buzëqeshi dhe i kaloi edhe ndjenja e fajit me gjithë atë të turpit. “Se ne merremi me punë të mëdha, biro! Ti me dashurinë, unë me vdekjen. Këto punë janë përtej ftohtit e matanë vapës, nuk e ndiejmë ne motin.”

(Thërrime 88)

Lajme të ngjashme

Back to top button