Imeri zëvendëson Zhakun në postin e drejtorit të shkollës së Dollogozhdës

Ka shkuar në katër numri i drejtorëve të zëvendësuar me të tjerë në shkollat fillore të Strugës. Kështu,  Komuna e Strugës ka emëruar në postin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shkollës Fillore “Nuri Mazari” të Dollogozhdëds, Mexhit Imerin, duke zëvendësuar ish drejtorin Natmir Zhaku.

Komuna  e Strugës, paraprakisht kishte zëvendësuar drejtorët në  Shkollën Fillore “Ashim Agushi”, të Ladorishtit,  “Goce Dellçev”, të Podgorcit,  dhe” Orhan Xhemaili “ të Tateshit, ndërkohë që ka bërë të ditur se do të vazhdojë me zëvendësimin edhe të drejtorëve tjerë nëpër shkollat  e kësaj komune.

Lajme të ngjashme

Back to top button