Rezultate negative për të gjitha testet e virusit korona sot

Ministria e shëndetësisë (MSH) raportoi se rezultatet e gjithë testimeve të realizuara për virusin korona ishin negative, transmeton Portalb.mk.

“Paradite u testua për virusin korona një person i cili me 7 mars arriti në vend prej Gjermanisë, si dhe 8 persona që kanë kontakt me pacientet e parë të prekur në Shkup, të cilët dy javët e fundit ishin në izolim shtëpiak:”, deklarojnë nga MSH-ja.

Udhëtarët nga Strumica, që ishin në udhëtim me pacienten e parë, pas dy javëve izolim shtëpiak, do të testohen nesër.

MSH-ja raportoi që nesër në Seancën e Qeverisë do të diskutohen rekomandimet e propozuara nga MSH-ja, duke paralajmëruar që për gjithë vendimet në seancë do të raportohet pas seancës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button