MPPS: Masa plotësuese, aktivitete dhe rekomandime për parandalimin e përhapjes së Kovid-19

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS), njoftoi se në përputhje me masat plotësuese, aktivitetet dhe rekomandimet e qeverisë për parandalim nga përhapja e sëmundjes së Kovid-19, kategoritë e personave që pasojnë duhet të lirohen nga puna dhe aktivitetet e punës, mbi bazë të vërtetimit të dorëzuar nga mjeku amë për gjendjet në vazhdim – sëmundjet kronike të frymëmarrjes, sëmundjet e rënda kardiovaskulare, diabeti TIP 1, sëmundjet malinje dhe gjendja e imunitetit të komprometuar, shkruan MIA.

Nga MPPS-ja theksojnë se personat e punësuar në institucione dhe kompani të cilët kanë fëmijë të mitur me moshë deri më 10 vjeç apo fëmijë aktivë të klasës së katërt për të cilin është e patjetërsueshme përkujdes shtëpiak, njëri prind duhet të lirohet nga puna dhe aktivitetet e punës dhe mungesa për kohën e kësaj periudhe të evidentohet me arsye nga punëdhënësi.

Ky konkluzion ka të bëj edhe me prindërit vetëushqyes.

“Për rregullimin e mungesës, njësitë organizatat kompetente për burimet njerëzore në institucionet/firmat të kërkojnë nga këto persona të dorëzojnë dëshmi/vërtetim për përdorimin e kësaj mungese të arsyetuar (vërtetim i dhënë nga kopshti fëmijëror apo kopje nga certifikata nga libri amzë të lindurve, vërtetimi për nxënës të rregullt nga institucionet arsimore apo kopje nga certifikata)”, thuhet në kumtesën e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.

Për më tepër, njësitë organizative kompetente për burimet njerëzore në institucione/kompani duhet të paraqesin deklaratën e tyre personale me shkrim nën përgjegjësinë morale, materiale dhe penale që ata në çdo kohë do të jenë në dispozicion të punëdhënësit për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive zyrtare nga shtëpia e tyre, përmes komunikimit me postë elektronike ose gjatë ditës në raste urgjente dhe të jeni fizikisht në vendin e punës, në periudhë nga dy deri në tre orë. Formulari për Deklaratën është në shtojcën e konkluzioneve.

Prindërit e fëmijëve që nuk ndjekin kopshtin e fëmijëve ose nuk janë të përfshirë në procese institucionale edukative-arsimore nuk janë të liruar nga puna dhe aktivitetet e punës.

Punonjësit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Armatën e Republikës së Maqedonisë të Veriut, Njësive territoriale të zjarrfikësve, Drejtoria Doganore, si dhe shtëpive të pleqve dhe grupeve të vogla janë të përjashtuar nga të gjitha konkluzionet, masat dhe rekomandimet e qeverisë.

Përsëri kjo tregon nevojën për respektimin e rekomandimeve nga ana e sektorit privat në lidhje me të gjitha konkluzionet, masat dhe rekomandimet e qeverisë për gjendjen aktuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button