Virusi korona, liderët e partive në takim te Spasovski

Liderët e LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së, BESA-s, PDSH-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës sot në orën 13:00, siç paralajmëruan nga Qeveria do të kenë koordinim me kryeministrin Oliver Spasovski liodhur me realizimin e masave qeveritare për përballje me koronavirusin.

Zoran Zaev, Hristijan Mickoski, Ali Ahmeti, Bilall Kasami, Menduh Thaçi, Zijadin Sela dhe Afrim Gashi e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim, ndërsa ata me vete do të kenë edhe një përfaqësues partiak.

Partitë politike deri sot në mesnatë duhet t’i dorëzojnë listat zgjedhore për gjashtë njësi zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare , të cilat duhet të mbahen më 12 prill, në pajtim me afatin, të cilin e publikoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor për aktivitetet në prag të zgjedhjeve.

Nga Qeveria në brifingun për media kanë theksuar se tani askush nuk duhet të përfitojë politikisht.

“Maja e papërgjegjësisë është të bisedoni me ministër të Shëndetësisë dhe për një orë t’i ngritni kallëzim penal se e rrezikon shëndetin e njerëzve, është politikë që duan ta plasojnë. Në këto kushte të kësaj krize, secili i cili do të kalkulojë për politikë, për pikë politike, sensacion dhe çfarëdo tjetër në kurriz të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit të tyre, apo dikush të ndërtojë fatin e tij në fatkeqësinë e tjetrit është i destinuar në dështim”, kanë thënë nga Qeveria.

Për takimin e liderëve të martën konfirmoi edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje në konferencë për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, theksoi se nuk mund të thuhet nëse do të mbahen zgjedhjet. Në pajtim me afatet, fushata zgjedhore duhet të fillojë më 23 mars.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dje informoi se përpos 7 pacientëve infektuar, edhe dy të tjerë kanë rezultuar të infektuar.

Ministri sqaroi se të punësuarit në shëndetësi, armatë, polici dhe në njësitë e zjarrfikësve nuk mundet të mungojnë nga puna, përveç nëse të dy prindërit nuk janë në punë, dhe atëherë është e lejuar që njëri prej tyre të mungojë.

Filipçe, dërgoi apel deri te qytetarët që të informohen çdo ditë për gjendjen me virusin korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button