Arsenali në alarm, mund t’i humbasë dy sulmuesit kryesorë

Situata e komplikuar që po kalon Arsenali mund të çojë në një revolucion të skuadrës gjatë merkatos së verës. Klubi anglez duhet të rregullojë çështjet me sulmuesit Aubameyang e Lacazette, të cilët me shumë mundësi do të largohen në fund të sezonit, transmeton SS.

Kapiteni i “Topçinjve” ndiqet nga Barcelona dhe Interi që gjatë verës do të kërkojnë ta shkëpusin 30-vjeçarin nga Londra.

Sa i takon Lacazette, 28-vjeçari kërkohet me insistim nga spanjollët e Atletico Madridit. “Los Colchoneros” pasi nuk arritën te siguronin Cavanin do të synojnë të arrijnë te francezi, të cilin e ndiqnin që në kohën kur luante tek Lyoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button