Policia e Maqedonisë së Veriut i rriti masat për shkak të virusit korona

Policia e Maqedonisë së Veriut ka rritur aktivitetin e tyre në lidhje me virusin korona, duke kontrolluar personat që janë në izolim shtëpiak, duke shpërndarë broshura informative, si dhe duke kontrolluar e intervistuar personat e dyshuar që hyjnë në vend nga vendet që janë burim i virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Deri më tani kemi vullnetarë të Kryqit të Kuq të cilët janë aktiv vetëm në dy vendkalime kufitare Tabanoc dhe Deve Bair, ndërsa në të gjitha pikat e tjera të kalimit kufitar pjesëtarët e policisë kufitare po i intervistojnë bartësit e mundshëm të koronavirusit. Për sa i përket personave për të cilët Instituti i Shëndetit Publik u ka vendosur tashmë masë izolimi, duke pasur parasysh që numri është në rritje të vazhdueshme, kapacitetet e MPB-së po përdoren për t’u siguruar patrullë”, tha Çulev.

Ai tregoi se policia ka shtuar kontrollet dhe pajisjet mbrojtëse në pesë pikat kufitare dhe në dy aeroportet, duke vlerësuar edhe atë se ndonjë qytetar është i dyshuar.

“Këto janë doreza mbrojtëse, gjegjësisht doreza gome dhe maska mbrojtëse. Por, ne gjithashtu kemi siguruar edhe maska mbrojtëse me një shkallë më të lartë mbrojtjeje me filtra që anëtarët e MPB-së i përdorin në kontrollet kufitare që i kryejnë në autobusë dhe mjete të tjera të transportit për një numër më të madh të udhëtarëve. Në të njëjtën kohë do të sigurojmë dezinfektues dhe do të shpërndahen në stacionet e policisë”, tha Çulev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button