Thaçi i kërkon Qeverisë heqjen e taksës: Konfrontimi me SHBA-në gabim i pafalshëm

Presidenti Hashim Thaçi ka qenë i ashpër ndaj Qeverisë të cilës i ka kërkuar që të mblidhet dhe të marrë vendime sipas kërkesave zyrtare të SHBA-ve.

Thaçi që ka lënë të nënkuptohet se po e kërkon heqjen e taksës, sipas kërkesës së SHBA-ve, e ka akuzuar Qeverinë se me qasjen ndaj SHBA-në po vihet në pikëpyetje edhe e ardhmja e Kosovës.

Ai ka thënë se konfrontimi me SHBA-në është gabim i pafalshëm për Kosovën.

Ky reagim i presidentit të vendit vjen pak pas paralajmërimit të senatorit amerikan i cili tha se nëse nuk hiqet taksa, SHBA-të duhet ta rishqyrtojnë praninë e trupave të tyre.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit në Facebook:

Si President i Republikës së Kosovës i kërkoj urgjentisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen. Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tonë.

Të gjithë ne, krerë institucionesh, liderë politikë apo qeveri, jemi të zëvendësueshëm. Por, jetike dhe të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës janë vetëm raportet me SHBA-në. Konfrontimi me SHBA-në është shumë i dëmshëm dhe një gabim i pafalshëm në historinë moderne të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button