Dezinformata për koronavirusin vijnë edhe nga “mjekët”

Në kuadër të programit për të luftuar dezinformatat dhe lajmet e rreme, të cilat në Ballkan i kalojnë kufijtë shumë shpejt dhe shpejt shfaqen në mediat e ndonjë vendi tjetër madje edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” transmeton rregullisht aktualitet te shërbimet e ngjashme për kontroll të fakteve dhe luftën kundër dezinformatave në rajon, nga Kroacia në veri deri në Greqi në jug, transmeton Portalb.mk.

Dezinformatat lidhur me koronavirusin të cilat u përshkruhen mjekëve ose drejtpërsëdrejti dalin prej tyre ishin lëndë e analizave të shërbimit grek për luftë kundër dezinformatave Ellinika Hoaxes.

Në aspekt të “vërejtjeve dhe rekomandimeve” nga një mjek i cili gjoja ka punuar në spital në Shenzhen, Kinë dhe jep një serë këshillash se si të identifikohet koronavirusi i ri, e të cilat nga shkurti mjaft shpejtë u përhapën në Ballkan, Ellinika Hoaxes shkruan që jo vetëm se nuk mund të vërtetohet që bëhet fjalë për mjek Italian, por edhe pohimet nuk kanë bazë shkencore.

Teksti do të paraqitet në disa variante nga shkurti i këtij viti.

“Nëse ju rrjedh hunda dhe kolliteni, mbase keni grip të thjeshtë apo jeni të ftohur. Pneumonia nga virusi i ri shkakton koll të thatë dhe hunda nuk ju rrjedh”, thuhet në fjalitë e para të tekstit, por janë të pasakta, pasi qendra amerikane për kontroll të sëmundjeve (SDS) megjithëse te pjesa më e madhe e pacientëve me koronavirusin e ri nuk shfaqet këlbaz, kjo nuk është çdoherë ashtu, përkatësisht SDS thotë që edhe pse më rrallë, te personat e infektuar me këtë virus, paraqitet ndezje, shkruan shërbimi grek për luftë kundër dezinformatave.

Në anën tjetër, pohimi që koronavirusi zhduket në temperature prej 26 dhe 27 gradë dhe prandaj duhet të pihet ujë apo çaj shumë i nxehtë, kurse të mos pihen lëngje të ftohta, si dhe që duhet të ekspozohemi në diell, janë mashtruese, meqë kjo mund të vlejë për të gjitha viruset, ndërsa koronaviruset mbijetojnë më gjatë në kushte të lagështisë së lartë dhe temperature relativisht të ulët, shkruan Еllinika Hoaxes, duke cituar studim shkencor i cili ka treguar që edhe në temperatura dhe lagështi më të lartë, virusi ka mbijetuar deri në 6 ditë, përkatësisht pohimi nuk mund të merret si absolut.

Përveç kësaj, në tekstin e analizuar në një nga mediat greke është shkruar që rekomandohet të bëhet gargaritje me “Betadin”, për të mbyt mikrobet ose për të zvogëluar numrin e tyre në fyt, para se të zbresin në mushkëri.

“Kjo është veçanërisht e rrezikshme, pasi mund të shkaktojë probleme serioze për njerëz të cilët e ndjekin këtë këshillë. Së pari duhet thënë që ka prova të dobëta se gargaritja me tretje jodi është efikase për cilën do formë të koronaviruseve. Rreziku është se nuk është theksuar për cilën tretje “Betadin” është fjala. Ka “Betadin” të veçantë për ujë dhe fyt. Çdo koncentracion tjetër ka kundër efekte, për shkak se “Betadin”-i është i helmueshëm nëse gëlltitet.”, shkruan Еllinika Hoaxes.

Në aspekt të pohimit që edhe nëse hyn virusi në gojë, pirja e ujit ose lëngjeve tjera do ta hedhin në ezofag dhe lukth, ku thartirat e lukthit do ta shkatërrojnë, shërbimi grek për verifikim të fakteve përkujton që virusi transferohet nëpërmjet ajrit, përkatësisht nëpërmjet frymëmarrjes dhe se megjithëse mund të hyn edhe në gojë, nuk do të thotë se gjendet vetëm aty. Në shtojcë të pohimit të vet, shërbimi grek për luftë kundër dezinformatave thekson që punë të tillë sikur e lartpërmendura nuk rekomandojnë as SDS, as Organizata Botërore për Shëndetësi.

Еllinika Hoaxes ka analizuar edhe pohime të profesoreshës për sëmundje infektive, Eleni Jamarellu, që HIV virusi transmetohet më lehtë se korona virusi nëpërmjet lugës për kungatë. Kjo nuk është e saktë, për shkak që sipas SDS, infektimi në atë rast me HIV është e mundur vetëm nëse personi ka në gojë plagë nga e cila kullon gjak.

Sa u përket pohimeve tjera që HIV transmetohet më lehtë se korona virusi i ri, theksohet që HIV transmetohet nëpërmjet sekreteve trupore, që e bën shumë më pak të rrezikshëm se korona virusi i ri, që përhapet nëpërmjet ajrit ose pikave, të cilat mund të qëndrojnë edhe në disa sipërfaqe, kurse njeriut gjatë kontaktit me ato, e pastaj me prekje të gojës, hundës ose syve, mund ta fut në organizmin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button